S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, March 2, 2019

Deputetja e PDK’së i reagon Haradinajt: Pse bash Vlora Çitakun?

Deputetja e PDK’së i reagon Haradinajt: Pse bash Vlora Çitakun?
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, i ka dalë në mbrojtje ish-bashkëpartiakës së saj, ambasadores në SHBA, Vlora Çitakut.
Deliu i ka reaguar kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili gjatë ditës së sotme në tubimin e AAK’së në Deçan, e quajti Vlora Çitakun si ambasadore që mbron interesat e Hashim Thaçit.

Blerta Deliu i ka dalur në mbrojtje ambasadores Çitaku të cilën e quajti diplomaten më të zonjën që ka Kosova.
“Vlora Çitaku është njëra prej prej diplomateve më të denja shqiptare dhe jo vetëm kosovare. 

Në mesin e krejt diplomatëve Ramush Haradinaj paska zgjedhë me e goditë Vlorën”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Deliu e cila është pjesë e partisë që ka koalicion me kryeministrin Haradinaj, e ka quajtur të ulët goditjen që shefi i ekzekutivit ia bëri Çitakut.

“Goditja ndaj saj është goditje e rëndë jo vetëm ndaj diplomacisë kosovare por edhe ndaj një ambasadoreje të denjë e cila i ka bërë krenarë gjithmonë qytetarët e Kosovës” shkruan Deliu

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...