S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, March 3, 2019

Shqiptarët bëjnë historinë në Tuz të Malit të Zi, fitojnë bindshëm zgjedhjet

Shqiptarët bëjnë historinë në Tuz të Malit të Zi, fitojnë bindshëm zgjedhjet

UPDATE: E diela e 3 marsit 2019 do të mbetet në historinë e shqiptarëve në komunën Tuz të Malit të Zi.Për herë të parë pas 62 viteve, atyre u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare.
Mediat shqiptare në Mal të Zi kanë publikuar rezultatet preliminare sipas të cilave Forumi Shqiptar ka shënuar një fitore të thell me 3780 vota, DPS ka marrë 2470 vota,
SNP 81 vota, Demokratët 236 vota, SD 356 vota, Boshnjakët 952 vota.
Numri total i votave të numëruara është 7875.
Procesi zgjedhor në rajonin me shumicë shqiptare nisi në orën 7 të mëngjesit dhe përfundoi në 20:00. Të drejtë votimi kishin 11900 banorë. Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 64%.
Gjatë ditës nuk kanë munguar dhe tentativat e blerjes së votës. Në një video të siguruar nga Ora News një person i komunitetit rom thotë se i kanë ofruar 50 euro për të votuar kandidatin e partisë së Gjukanoviç.
Autori i videos është Liridon Vulaj, zëvendësanëtar në Komisionin e Votimit.
Ai tha se regjistrimin e ka kryer me kamera të fshehtë pas konstatoi se disa familjarëve rom po u ofroheshin para në këmbim të votës.
” Ai pranoi se ka marrë 50 euro jo vetëm ai por gjithë familja”.
Sipas Vulaj ata që po ofronin para për votën ishin përfaqësues politik, të cilët e kërcënuan.
“Në atë moment mu drejtua një funksionar i lartë i Partisë Demokratike Socialiste që vepron këtu në Tuz me fjalë kërcënuese dhe kishim një konflikt verbal”.
/
Shtypnews.al/

Sipas mediave në Malin e Zi, jo zyrtare, koalicioni shqiptar ka fituar 50% të votave të numëruara deri më tani.
‘Vijesti’ shkruan se koalicioni shqiptar i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar fitoi shumicën e votave në zgjedhjet lokale të Tuzit. Ka pesë lista dhe një koalicion në zgjedhje, ndërsa e drejta për të votuar ishte 11,904 persona.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...