Mjaftojnë dy gisht letër për zgjidhjen e krizës dhe dy fjalë të vetme: “jap dorëheqjen”
Kryeministri Edi Rama sot deklaroi se po shkon në Itali për të mbrojtur Shqipërinë pas cënimit të rëndë ndërkombëtar që po i bën opozita.
Në radhë të parë duam t’i kujtojmë Kryeministrit që në një përplasje janë gjithmonë dy palë. Dhe në radhë të dytë është ai i vetëm përballë opozitës.
Opozita nuk po kërkon ikjen e Partisë Socialiste nga pushteti. Nuk po kërkon as rotacion pushteti me dhunë. Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Ramës personalisht, si individ i përfshirë në shumë afera korruptive të ministrave dhe vartësve të tij, të cilët janë direkt dhe eskluzivisht vetëm zgjedhje e tija dhe jo e Partisë Socialiste. Partia Socialiste “non ha voce in capitolo”, kur thonë italianët, nuk e pyet kush.
Forumet e saj janë zëvendësuar me figurante dhe cdo vendim e merr vetem Edi Rama. Keshtu qe ajo çfare kerkon opozita dhe jo vetem, eshte distancimi i ketij njeriu nga kapja e te gjithe pushteteve, krijimi i nje qeverie me socialiste te lene ne stolin rezerve nga trajneri i deshtuar dhe hyrja ne nje proces zgjedhor te lire, ku falangat e krimit te Edi Rames t’i mbajne duart larg nga vota.
Partia Socialiste i ka numrat vete, por Edi Rama ato numra i zhberi duke perjashtuar cdo personazh me reputacion dhe me vlera ne Partine Socialiste dhe ne vend te tyre zgjodhi kriminelet, rrugacet, ordineret, te cilet me padijen e tyre jo vetem nuk i cenojne egon vete kryetarit te paditur, por edhe jane te gatshem te perdoren per çdo afere, krim me institucionin, voten, pasi nuk kane asgje per te humbur.
Me ardhjen e Edi Rames ne pushtet kemi periudhen e ordinerizimit me te madh te Partise Socialiste, Parlamentit e Qeverise. Ky artist medioker, nga zhgenjimi i madh me veten dhe talentin e zvjerdhur ne pikture, ka shume per t’u hakmarre me boten. Njihet dhe si patologji ky problem i njerezve me ego te madhe qe nuk disponojne asnje talent te vecante.
Mes asaj cfare jane dhe asaj cfare do donin te ishin, ka ne mes nje oqean, te cilin Edi Rama po e mbush me mjerimin e popullit shqiptar. Edi Rama eshte i paafte per te drejtuar. Ai nuk disponon dijet e duhura per te menaxhuar nje shtet dhe si person me probleme psiqike evidente, afer tij mund te rezistojne vetem dordolecet, te cilet nuk kane cfare ta keshillojne.
Ne kete pike halli, i vetmi individ qe eshte kthyer ne rrezik kombetar e nderkombetar per Shqiperine eshte vetem Edi Rama, te cilit po qe se i ka mbetur gram dinjiteti a dhimbshurie per shqiptaret, i mjaftojne dy gisht leter per zgjidhjen e krizes dhe dy fjale te vetme: “jap doreheqjen”.
No comments:
Post a Comment