Këshillat e kësaj nëne për vajzën e saj do të donte t’i dëgjonte çdo vajzë nga nëna e tyre.
Toni Hammer me siguri nuk e kishte menduar se letra e saj drejtuar së bijës do të përhapej aq shpejt në të gjitha rrjetet sociale e do të bëhej virale në një kohë të shkurtër.
Shkrimtarja ka një tjetër koncept në kokën e saj të gjërave që vajza e saj e vogël nuk duhet t’i bëjë kur të rritet, ndryshe shumë nga nëna të zakonshme që thonë “mos shaj”, “mos vendos shumë makeup”, apo “mos vish funde të shkurtra”.
Ajo shkroi një letër publike në Facebook, me synimin e vetëm që t’i rriste vetëbesimin së bijës dhe respektin për veten.
“Mos kërko falje kur dikush përplaset me ty,” fillon Toni.
“Mos thuaj ‘më fal që u bëra kaq e bezdisshme’. Ti nuk je e bezdisshme. Je një njeri me mendime dhe ndjenja që meriton respekt. Mos sajo arsye pse nuk do të dalësh me një djalë me të cilin thjesht s’do të dalësh. Nuk i detyrohesh shpjegime askujt. Një ‘jo, faleminderit’ e thjeshtë është e mjaftueshme.”
Hammer inkurajon të bijën të mos i ndalojë asgjë vetes, qoftë edhe ushqimin që do hajë gjatë një dreke me shoqet e saj.
“Mos e mendo gjatë se çfarë do hash para njerëzve. Nëse je e uritur, ha atë që do. Nëse do pica, mos merr sallatë thjesht sepse ke njerëz vërdallë. Porosite atë dreq pice. Mos i mbaj flokët e gjatë për të bërë dikë të lumtur. Mos vish fustan nëse nuk do. Mos rri në shtëpi, sepse nuk ke askënd me kë të dalësh. Nxirr veten tënde. Kalo eksperienca vetëm, për veten. Mos i mbaj lotët. Të qash do të thotë se ndien diçka që duhet të dalë. Nuk është dobësi, është të jesh njeri”.
“Mos buzëqesh sepse dikush të thotë ta bësh. Mos ki frikë të qeshësh me shakatë e tua. Mos thuaj “po” për t’u treguar e sjellshme. Thuaj “jo” sepse është jeta jote. Mos i fshih mendimet e tua. Fol me zë të lartë. Duhet të dëgjohesh. Mos kërko falje sepse je vetvetja. Ji e guximshme dhe e drejtpërdrejtë dhe e bukur. Ji ti.”
Letra e saj ka marrë më shumë se 3.400 pëlqime dhe gati 2.800 shpërndarje, madje shumë nga komentueset thanë se duhet t’ia ripërsërisin vetes këto këshilla të vyera.
Source: KidsTime (ac)
No comments:
Post a Comment