Janë prezantuar automjetet e reja me të cilat do të transportohen të burgosurit shqiptarë.
Mjetet u prezantuan paraditen e kësaj të mërkure në prani të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadorit britanik Duncan Norman dhe drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, ndërsa janë dhuratë nga Britania e Madhe.
Në fjalën e rastit ministrja Gjonaj tha se këto automjete të dhuruara nga Britania e Madhe, do të rrisin sigurinë për shoqërimin e personave të dënuar, nga një institucion në tjetrin, ose në gjykata duke lehtësuar dhe rritur sigurinë në sistemin e burgjeve.

“Mbështetja e Qeverisë Britanike, e konfirmuar dhe gjatë vizitës sime zyrtare në Londër do të vijojë dhe vitin e ardhshëm, ku do të investohen disa milionë paund në sistemin penitenciar. Falë investimeve të bëra nga buxheti i shtetit si dhe me mbështetje të Ambasadës Britanike, do të vendosen në funksion shumë shpejt pajisjet për bllokimin e valëve të telefonave, çka do të ndaloje një gangrenë të trashëguar lidhur me komunikimin në mënyrë të pakontrolluar me botën jashtë”, deklaroi ministrja.
Në vijim ajo kujtoi se në muajin prill pagat e punonjësve në burgje, do të rriten me 7%.
Sipas saj, mbështetja që po i jep qeveria punonjësve të burgjeve, do të ndikojë në rritjen e përgjegjësisë të stafit, duke rritur edhe performacën në punë.
No comments:
Post a Comment