S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, March 15, 2019

Shkëlqim Ziraj: Greqi. "AMANETI NËNËS' / Poezia Ime/. Mos e kaloni këtë Poezi pa e lexuar

                      "AMANETI NËNËS'

Bir të nisa për kurbet,të nisa me dy tri vetë,puthja ime, AMANET,kthehu sa të jem në jetë.


Shokët e tu të kurbetit,janë kthyer tek të vetit,lotët e mi ja derdha detit,dil o shpirt, i them të shkretit.


Të solla në jetë o biri im,të rrita për Shqipërinë,të dhash nder dhe bekim,Atdheu t'dha varfërinë.


Me mundime shumë të rrita,bir o djal i nënës, drita,mu dogj xhani, u zhurita,po jap shpirt nga pak përdita.


Pragu i portës qan me lotë,qan dhe shtrati që rri bosh,nëna s'po i pushon dot,bir s'mu ktheve bashkë me shok.


Zogjët kthehen në pranverë,bashkë me ta natyra çel,ti su duke asnjëherë,unë e zeza mbeta mjerë.


AMANETIN mos ma shkel,gjaku më është berë vrer,të pres dimër edhe verë,natë e ditë fle në derë.


Shkëlqim Ziraj Greqi. 15.03.2019  Për ato NËNA Shqipëtare që nisen djemt për në kurbet, por ata s'u kthyen kurrë pas!  Marr nga - /Poezia ime / 

Per | Shtypnews.al | - ( ac )

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...