S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, March 7, 2019

Një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga aksidenti në Gjilan ((Foto Video))

Një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga aksidenti në Gjilan (Foto)

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga aksidenti i rëndë në Gjilan, një person ka ndërruar jetë.

Sipas tij, gjithashtu dhjetëra të tjerë kanë marr lëndime të rënda dhe të lehta trupore.

Siç ka bërë të ditur Maloku, të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i tyre.

Hashani po ashtu tregoi se shkak i këtij aksidenti supozohet të jetë prishja teknike e një kamioni i cili shkaktoi këtë aksident zinxhiror në mes të disa automjeteve.

“Jemi në vend të ngjarjes. E konfirmojmë që ka qenë një aksident me pasoja fatale ku për fat të keq një person ka humbur jetën. Ka me dhjetëra e dhjetëra të lënduar, janë në spital të Gjilanit për momentin. Për momentin janë trajtim dhe spitali është mobilizuar dhe gjendja është e jashtëzakonshme. Aksidenti ka ndodhur për shkak të një automjeti transportues. Dyshohet se ka dështuar diçka teknikisht dhe ka humbur drejtimin mbi 300-400 metra duke u përplasur me automjete të ndryshme. Drejtuesi i kamionit nuk ka pësuar lëndime dhe për momentin është duke u mbajtur në stacionin policor”, ka thënë Maloku.

Ndërsa Begush Canaj nga Emergjenca ka thënë për rajonipress se në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në qendër të Gjilanit një person ka ardhur pa shenja jete dhe janë duke u trajtuar dhjetëra të lënduar.

Begush Canaj tha se i tërë stafi mjekësor, me motra e mjek jemi në shërbim të të lënduarve.

“Deri tani dihet se një person ka ardhur pa shenja jete në Emergjencë ndërkohë jemi duke trajtuar dhjetarë të lënduar nga aksidenti i tmerrshëm”, ka thënë Canaj.

Video 

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...