Por mungesa e një partnereje stabël dhe jeta e tij private u bë në shumë raste objekt kritikash për kundërshtarët e tij.
Në verën e vitit 1999 Edi Rama shfaqet në publik nën shoqërinë e një prezantuesje të njohur, 11 vjet më e vogël se ai, por e njohur që në fillim të viteve 90-të, Rudina Magjistari. Revista Klan botoi e para lajmin se mes Ministrit të Kulturës dhe ikonës së ekranit kishte nisur një marrëdhënie dashurie.
Lajmi u përgënjeshtrua, por më vonë u prezantuan bashkë në publik në një dalje në Tv Klan. 4 vite më vonë ajo deklaroi se njiheshin nga larg dhe se për herë të parë janë takuar një nga lokalet e Tiranës.
“Dy njerëz të gjatë si ne, nuk mund të mos i binin në sy njëri-tjetrit”, deklaroi Magjistari. Historia e tyre u bë shpejt publike dhe zuri faqet e revistave dhe gazetave. Nga të gjitha marrëdhëniet publike të Edi Ramës me femrat, ajo me Rudina Magjistarin u komentua më tepër. Në fushatën elektorale të 2003-shit, ata u puthën në skenë. Pas më shumë se 7 vite bashkëjetesë ata u ndanë pa vënë kurorë. Lajmi u bë publik në media në prag të fushatës së vitit 2007. /albeu.com/
No comments:
Post a Comment