S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, December 6, 2020

Rama po levizi guret ne Amrike duke kerkuar vaksinen


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak minuta më parë se është nisur drejt SHBA-së për të siguruar vaksinën anti-COVID. 

Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s'do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara’-shkruan Rama.


Ad by Valueimpression

Tuesday, December 1, 2020

Skënderbeu në Prizren, si Getoari në refren.

Skënderbeu në Prizren, si Getoari në refren. 


Nga Alban Tufa!

Skënderbeu në Prizren, si Getoari në refren



Vepra, qoftë kjo skulpturë, pikturë, muzikë apo tekst letrar, mund të analizohet në disa këndvështrime. Po i përmendim shkurt:


1. Imagjinata. Pra, a ka autori një imagjinatë, a na sjell diçka të re? Kjo imagjinatë e tij a na nxit edhe neve si dekodues të veprës njëfarë imagjinate të re atë ngjashme? Në qasjen Aristoteljane, a krijon ajo një vijë paralele me realitetin, apo sipas Platonit veç e imiton atë, dhe kështu është një kopje e shëmtuar? Edhe pse imagjinatës sot i referohen me një fjalë të nderë: risi. Nëse ka imagjinatë, krijuesi është vizionar, sjell diç të re, nxitëse dhe padyshim që e bukura buron nga imagjinata. Nëse nuk ka imagjinatë, është kopje.


2. Koherenca. Pra, kjo vepër a i flet kohës? Nëse i flet, si e bën? Duke i kundërvënë të shkuarën, duke i imagjinuar të adhmen, apo duke ngelur tek e tashmja të cilën të gjithë në një mënyrë a në një tjetër e jetojmë. Kjo qasje pritet me qenë komerciale, për një audiencë që nuk do imagjinatë, veçse të gjejë në vepër ngushëllimin e ditëve të veta. Si me thënë të bësh çfarë kërkohet. Ose vetëm për faktin se kërkohet. Në këtë sens vepra merr fund me atë brez që e ka lexuar dhe që e ka pëlqyer. 


3. Forma. Nga buron forma e veprës, në vazhdën e kujt autorëve është. Po qe se nuk mundemi të gjejmë të ngjashëm, vepra është krijuar nga një gjeni, i cili nëse është i tillë e ardhmja do ta vërtetojë. Veçse nëse këtë ai e ka bërë me vetëdije, është zotësi e tij, nëse jo, është zotësi e Diçkaje më të madhe se ai vetë. 


4. Stili. Me çfarë mjetesh tenton të suprizojë vepra? Me formën? Me përmbajtjen? Me detajin? Me kundërvënien? Cila është maniera që krijuesi përzgjedh? Me ç'gjuhë rreh të na flasë? Me gjuhën tonë a me të vetën? I intereson kuptimi, apo i intereson ndijimi? I interesojnë të dyja njëkohësisht apo asnjëra? 


Me këto katër elementë edhe një gazetar shumë i dobët kulture mund të kishte bërë një analizë të ftohtë të shtatores së Skënderbeut në Prizren. 


Të gjithë pa përjashtim, njerëz të artit dhe të facebookut u morën me trupin dhe shpatullat e Skënderbeut. Pse i ka të vogla? Pse nuk është vigan? Pse nuk është i madh dhe pse e ka shpatën aq të hollë? E dimë tashmë, shqiptarëve po i preke mitin sikur i ke ngrënë bukën. Lexojeni pak Roland Bartes-in (Mitologjitë) dhe do acaroheni jo vetëm për mitin por edhe për shijen estetike që e ka marrë tatëpjeta. 


Unë nuk shoh ndonjë të keqe te trupi, te madhësia dhe te fiziku i Skënderbeut. Nuk ka kurrfarë të keqje të mos jesh aq sa të imagjinojnë të tjerët. Nuk kemi parë akoma një shqiptar aq sa Skënderbeu në libra dhe në Qendër, as Turk nuk kemi parë. Madje edhe aktori rus që luan në film është pak a shumë sa shtatorja në Prizren, veçse me ca kile më tepër. 


Edhe përtej kësaj ajo shatore e vendosur së fundmi në Prizren mbetet një vepër skandaloze. Skulptura duket sikur është krijuar nga berberi i Baba Stars-ve, i Capital T-së apo i çdo rreperi që ka mjekër. Hiqja përkrenaren e shpatën dhe Skënderbe mund të ishte cilido. Sikur Skënderbeu e rruante (ose më saktë e qethte) mjekrën me një makinë rroje me numra të ndryshëm, duke i lënë atë majë si pykë. Fill pas kësaj sikur bëhej gati për videoklipin e rradhës me shampanjë që derdhet. Veç syzet i mungojnë.

Për këtë duhet të çmendeni, madje ta shkulni atë shtatore prej aty. Ta shkulni sepse po na pordhosen shijet estetike.  E mandej t'ia bëni çopash atë mjekër shëmtaqe. 


Kjo pra tregon mungesë imagjinate; një koherencë bajate me relalitetin; një formë të dobët dhe një stil të vjedhur të mjekrave që janë në modë nga këtu e deri në Amerikë, kuruar nga berberë skematikë. 


Kjo tregon se si youtube dhe instagram ndikojnë në shijet tona artistike. Sesi krijuesit tanë janë shndërruar në anekse instagram-i dhe youtube-i. Se si po formatohet në mënyrë të shëmtuar bukuria. Sesi një mjekër e paqethur merret e shëmtuar dhe një e qethur e bukur, se si buzë të holla dhe asimetrike merren si të shëmtuar, etj. 


Nëse ecim kështu, mos u habisni kur të kemi një Shote Galicë me buzë si Zajmina, Kida, Elvana, ose të gjitha të tjerat, sepse tek e fundit të gjitha, kokë-e-këmbë janë copy/paste.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...