S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, March 10, 2019

Nëse nuk të punëson partia, rrugëdalja është Gjermania



Rijad Mamuti para ca viteve ka diplomuar në fakultetin juridik pranë Universitetit të Tetovës. Gëzimi i tij ka qenë i madh, kurse pritjet edhe më të mëdha. Duke pritur të futet në një fazë të re jetësore, me përparësitë që sjell fakti se tani është jurist i diplomuar, Rijadi nuk ka mundur as të paramendojë se në fakt po fillon një golgotë e re për të.  Është përballur me realitetin e hidhur. Realitet ku kriteri kryesor në të shumtën e rasteve nuk është niveli i shkollimit të përfunduar, por përkatësia partiake dhe familjarizmi. Realitet ku përparësi kanë militantët e partisë dhe familjarët e funksionarëve, e jo kuadrot e mirëfillta. Ka konkurruar në 10 konkurse, por në të gjithë është refuzuar. Është i bindur se fakti që nuk është militant partiak ose nuk është familjar i ndonjë funksionari është pengesa e kryesore.

Një çikë shpresë qytetarët ka ngjallur Komisioni për antikorrupsion. Përbërja e re e këtij Komisioni ka paralajmëruar luftë të ashpër kundër nepotizmit. Kryetarja e komisionit, Biljana Ivanovska, premton se qasja e nuk do të jetë selektive, kurse në rastet ku do të vërehen parregullsi ose nepotizëm, do të anulohen procedurat e punësimit, kurse funksionarët do të japin përgjegjësi penale. Ivanovska thekson se numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve, po i drejtohen komisionit, duke paraqitur raste të reja.

Siç patët rastin të vëreni edhe në seancën tonë, hapim raste nga qytetarët që janë dërguar te institucioni jonë. Dua të theksoj se ne nuk kemi qasje selektive. I shqyrtojmë të gjitha lëndët që i dorëzojnë qytetarët, veprojmë në bazë të tyre, kërkojmë dokumentacion plotësues nëse kemi nevojë. Ka edhe raste që nuk kanë elemente të mjaftueshme dhe të cilat jemi të detyruar t’i mbyllim sepse nuk jan nën kompetenca të punës sonë. Sidoqoftë, çdo lëndë që ka trokitur në derën tonë e përpunojmë në mënyrë të denjë, e shqyrtojmë dhe e procedojmë më tej.
Sipas ligjit, ne kemi të drejtë ta anulojmë procedurën e punësimit dhe të kërkojmë përsëritje të procedurës dhe të kërkojmë nga personat kompetentë të japin përgjegjësi adekuate, respektivisht përgjegjësi penale.
Këtyre ditëve kemi filluar ta pranojmë dokumentacionin nga organet prej ku kemi kërkuar. Në periudhën vijuese do ta shqyrtojmë atë dokumentacion dhe sapo të kemi rezultatet e para, do ta informojmë opinionin.
Gjithnjë e më i madh është numri i qytetarëve që na drejtohen neve. Dëshirojmë t’u ndihmojmë të gjithë qytetarëve që na drejtohen, t’i shqyrtojmë lëndët e tyre. Nuk vijnë vetëm lëndë në formë të shkruar, kemi raste që vijnë qytetarë dhe na drejtohen në mënyrë direkte për këshilla dhe për konsulta. Edhe pse nuk është kompetencë e jona, u ndihmojmë dhe i udhëzojmë atje ku duhet të drejtohen.
Deri sa familjarët e funksionarëve dhe militantët partiakë çdo ditë e më tepër mbushin institucionet, pak më vështirë e kanë të punësohen ata që nuk kanë përkrahje prej partive ose prej familjarëve në funksione. I tillë  është edhe rasti i Erblin Braimit nga Shkupi. Edhe pse i diplomuar me notë mesatare 10 në Fakultetin e sigurisë, ai nuk është pranuar në Ministrinë e punëve të brendshme. Pasi rasti ka bë bujë në opinion, Erblinit i ka ofruar vend pune zëvendës kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Tashmë janë hapur edhe procedura për nepotizmin gjatë punësimeve në pozita shtetërore. Lista e zezë e Antikorrupsionit, tregoi se 29 punësime janë mbështetur nga partia maqedonase në pushtet, LSDM, 15 punësime nga partia maqedonase tash në opozitë, VMRO-DPMNE-ja, dhe 8 punësime nga partia shqiptare në pushtet, BDI.

Më së shumti punësime të të afërmve –katër në numër, ka realizuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski (dajën, rejën, kushëririn dhe kushërirën) dhe ish kryetari i Komunës së Llozovës, Orce Cvetkovski (birin, nipin, mbesën dhe kushëririn).

Nga institucionet, më së shumti punësime familjare ka në ndërmarrjen publike “ELEM”, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në komuna, në shkolla, në Agjencinë për Komunikime Elektronike, në Gjykatën Themelore Shkupi 1, dhe në Drejtorinë për të Ardhura Publike, në Regjistrin Qendror, në “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, në Qeveri, në shtëpitë e shëndetit, në “MEPSO”, më “Telekom” dhe të tjera.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...