Mbështetje gjermane për policinë shqiptare të kufirit
Ambasadorja Schütz i ka dorëzuar sot Policisë Shqiptare të Kufirit në praninë e Ministrit të Brendshëm Lleshaj pajisje në vlerën e 300.000 eurove. Kjo ndihmë në pajisje, e cila përfshin 10 automjete të tipit fuoristradë, aparatura teknike të një cilësie të lartë, ndër të tjera kamera termike dhe aparate të shikimit natën, është pjesë e një angazhimi gjithëpërfshirës të Gjermanisë në Shqipëri në fushën e sigurisë së brendshme. Krahas konsolidimit operativ e strategjik të Policisë së Kufirit ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët shqiptarë në luftën kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar.
Ambasadorja Schütz theksoi me këtë rast: „Pas dorëzimit të 35 automjeteve në vlerën e mbi 500.000 eurove dy vitet e fundit qeveria federale jep me ndihmën e sotme në pajisje një kontribut të mëtejshëm mjaft të rëndësishëm në konsolidimin e kontrollit të kufirit përmes poliicisë shqiptare të kufirit. Ky është njëkohësisht edhe një kontribut domethënës për sigurinë e kufijve në Evropë duke qenë kështu në interesin e përbashkët shqiptar, gjerman dhe evropian.“
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...
No comments:
Post a Comment