«Vajza ime është e bukur, mjaft më kërkuat ta fsheh», mesazhi emocionues i nënës së foshnjes me nishanin gjigant
‘’Kur e shtrëngova për herë të parë në krahët e mi, nuk mund t’u besoja syve. Ishte hera e tretë që sillja në jetë një fëmijë, dhe sigurisht që emocionet e atij momenti janë të papërsëritshme, megjithatë tanimë isha më e përgatitur se ç’duhej të bëja, dhe si duhet të përkujdesesha për të, por me Natalie ishte komplet ndryshe nga të tjerët.
Edhe pse nuk e kisha marrë akoma veten nga lindja me prerje cezariane, doja që ta shihja, ndonëse infermieret më paralajmëruan se nuk ishte akoma momenti.’’
Kështu e nis rrëfimin e saj Lacey Jackson, e cila ka ndarë së fundmi historinë e foshnjes së saj 1-vjeçare, e lindur me një shenjë të zezë që i mbulon thuajse 1/3-ën e fytyrës.
Për mamanë nga Dakota e Jugut, përballja me njollën e madhe në fytyrën e vajzës së saj nuk ishte e lehtë, aq më tepër pasi ajo dyshonte se diçka kishte shkuar keq gjatë shtazënisë. Menjëherë Natalie iu nënshtrua rezonancës magnetike dhe kontrolleve të specializuara të lëkurës, por mjekët i siguruan të dy prindërit që ajo nuk kishte asnjë problem, madje nuk paraqiste asnjë rrezik për të ardhmen.
‘’Kur djemtë, Elliott 7 vjeç dhe Devin 4 vjeç, e panë për herë të parë menduan se ajo ngjante me personazhin vizatomor Batman, dhe në këtë momente Natalie u bë heroina e familjes.
Të shumtë janë ata që e paragjykojnë, madje një mama në grupin e prindërve të Elliott më tha se nuk duhe ta ekspozoja më në rrjete sociale.”-vijon ajo.
”Vajza ime është e bukur ashtu siç është. Është e bukur sepse është ndryshe, nuk ka fëmijë të shëmtuar në këtë botë. Ka thjesht fëmijë që kanë nevojë për dashuri, strehim, të ushqehen shëndetshëm, të rriten larg frymës së ndjerit anormal/anormale, fëmijë që kanë nevojë të edukohen mirë, të jenë socialë dhe të duan e t’i duam. Vajza ime është e bukur dhe këtë nuk e mohon dot njeri.”-përfundon Lacey. //Shtypnews.al//
No comments:
Post a Comment