Dy ditët e fundit temperaturat janë ulur ndjeshëm duke rikthyer reshjet e borës në veri dhe juglindje të vendit.
ARRSH na njofton për situatën më të fundit dhe kalueshmërinë në akset kryesore rrugore.
Kështu raportohet se në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin. Me zinxhir kalohet vetëm në: Ura Çerenecit-Stebleve.
Në këtë aks fryn erë dhe herë-herë krijohen duna. Ndërsa aksi Kuben-Vasije është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi ka 10-15 cm bore.
Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.
Po ashtu edhe në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.
ARRSH-ja kërkon nga drejtuesit e mjeteve që të tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset e sipërpërmendura.
Bëhet me dije po ashtu se, kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gatishmëri.
No comments:
Post a Comment