Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan mund të quhet çmenduri e Edi Ramës, dhe, meqë ky njeri i jep leje vetes të lyen institucionet shtetërore me bojën e partisë që drejton, ju qytetar që e keni për taksirat ta keni Kryeministër, vëjani emrin si t’ju don zemra!
Gjithsesi, përkundër kësaj maskarade, Kryeministri Edi Rama është i ndërgjegjshëm se kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai në rrjetin social Facebook, që çdo ditë shërben si portë hyrëse për mijëra vizitorë dhe ku ka nisur procesi i rikualifikimit, për të siguruar standardet më të larta të mikpritjes dhe informacionit për Shqipërinë turistike!
No comments:
Post a Comment