McAllister jep lajmin fatal për Kosovën dhe Serbinë |Shtypnews.al |
Kryetari i Këshillit për punë të jashtme i Parlamentit Evropian, David McAllister ka thënë se integrimet evropiane nuk mund të jenë të plota pa shtetet e Ballkanit Perëndimor. Por, as Serbia e as Kosova nuk do të mund të hyjnë në BE pa marrëveshje ligjërisht të obligueshme.
“Nëse më lejoni të jem i qartë – as Kosova, por as Serbia nuk do t’i bashkohen Bashkimit Evropian pa marrëveshje gjithëpërfshorëse ligjërisht të obligueshme me të cilën zgjidhen të gjitha çështjet nga të cilat ka mjaft. Të drejtat e minoriteteve, të drejtat e pronës, të zhdukurit, kthimi dhe vendosja e sërishme e të zhvendosurve. Për t’i zgjidhur këto çështje duhet të nisim dialogun.
McAllister para gazetarëve ka folur edhe rreth vrasjes së Oliver Ivanovicit.
“Në disa takime kemi folur për vrasjen dhe kemi kërkuar nga bashkëbiseduesit tanë se a ka ngjarje të reja dhe ne si PE kemi qenë shumë të qartë – duam hetim shumë të thelluar të kësaj vrasjeje dhe atë që janë përgjegjës për këtë krim duhet të nxirren para drejtësisë dhe të dënohen, të gjykohen për këtë vrasje të rëndë.
McAllister ka thënë edhe se Bashkimi Evropian e mbështet Kosovën në të gjitha fushat e reformave dhe siguron 100 milionë euro çdo vit dhe ka theksuar se Kosova, pas Palestinës, është vendi ku BE shpenzon më së shumti para për kokë banori, trasnmeton VOA.
McAllister ka qenë në krye të një delegacioni të zyrtarëve evropianë, të culët kanë qëndruar një ditë në Kosovë. Ai ka kërkuar që të hiqet taksa prej 100 për qind në mallin serb, në mënyrë që të mund të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë.
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...
No comments:
Post a Comment