S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, March 28, 2019

Fuqia e SHBA-së, mund të luftojë kundër krejt planetit e vetme dhe prapë të fitojë

Çfarë do të ndodhte sikur SHBA do të përballej e vetme kundër gjithë botës? Jo vetëm rivalëve tradicional, por çfarë do të ndodhte sikur SHBA të luftonte kundër Britanisë, Francës dhe Koresë së Jugut?
Me pak fjalë, SHBA do t’i shkelte ato, shkruan Business Insider. Veçanërisht nëse SHBA do të tërhiqej prapa në kontinentin e saj dhe të qëndronte aty.
Së pari, SHBA ka Marinën më të madhe në botë. Me anijet që zhvendosin 3,415,893 ton, masa e Marinës së SHBA-së është më e madhe se tetë marinat e tjera më të mëdha në botë, të kombinuara së bashku.
Edhe anijet amerikane, si tërësi, janë më të avancuara teknologjikisht sesa këto vendet e tjera. Për shembull, Amerika ka aeroplanmbajtës të avionëve bërthamor, dhe ka 10 me të 11’in që është duke u krijuar.
Dhe krejt kjo fuqi është pa Rojet Bregdetare të SHBA-së, të cilat nuk janë forcë ekspeditash, por mund të përdorin C-130’sha dhe platforma të tjera për t’i dhënë Marinës më shumë sy në hapësirat e betejës.
Operatorët e saj kundër terrorizmit mund të mbrojnë udhëheqësit e qeverisë dhe të sigurojnë portet amerikane. Kështu që ta sulmosh Amerikën përmes ujit është me të vërtetë një ide e tmerrshme.
E dyta, fuqia ajrore e SHBA-së është më e forta në botë. Aktualisht, SHBA ka rreth 14,000 aeroplanë dhe helikopterë të shpërndarë nëpër pesë shërbime. Kjo i bie se SHBA ka më shumë aeroplanë se shtatë vende të botës së bashku.
Avioni luftarak i gjeneratës së pestë, që është i vetmi i tillë në botë, F-22, do të bënte patrullime të vazhdueshme ajrore përgjatë kufijve të SHBA-së për të parandaluar çdo inkursion nga bombarduesit e armikut.
Lëshuesit raketor të Ushtrisë së Patriotëve do të ndihmonin në ndalimin e avionëve apo raketave të armikut dhe ekipet e raketave Stinger/Avenger do të shfarosnin çdo avion ose helikopter me fluturim të ulët.
Pra, ushtritë e pjesës tjetër të botës duhet të luftojnë përgjatë ndonjë kufiri tokësor me SHBA, përderisa mbështetja e tyre ajrore është duke rënë përreth tyre.
Qëllojani se çfarë do të ndodhte pastaj? Tanket e Ushtrisë dhe të Marinës, që janë gati 9,000 në numër, do të bashkoheshin me mijëra automjete anti-tank, helikopterë Apache dhe Kobra, dhe skuadra të tjera anti-tank që mbajnë raketa si Javelins dhe TOW për të asgjësuar armatimin e armikut.
Tanket më të avancuara të botës, si Leopard ose Merkava, do të ishin “arra të forta” për t’u goditur. Artileria, aeroplanët dhe këmbësoria e antitankëve do të punonin së bashku për t’i asgjësuar ato. Por shumica e tankeve në mbarë botën janë më të vjetra se tanket e SHBA-së, dhe ato Sovjetike si Patton ose T-72 do të binin shumë shpejt nga ekipet raketore ose Abrams duke qëlluar nga prapa.
Trupat e tjera luftarake në përpjekje për të kaluar përmes ‘eshtrave të shkatërruar të mbështetjes së tyre ajrore’ dhe kërcënimeve të djegura që dikur ishin tanket e tyre, do të gjendeshin përballë trupave më të avancuar teknologjikisht në botë.
Ushtarët amerikanë po pajisen me armë që i lejojnë ata t’i shohin armiqtë e tyre edhe nëpër tym e pluhur. Armatura e tyre dhe veshjet e tjera mbrojtëse janë në nivelin më të lartë në botë dhe ende janë duke u përmirësuar.
Shanset janë që, madje edhe këmbësoritë nga Franca, Britania apo Rusia të kenë probleme t’i mposhtin këta ushtarë në këto kushte. Por edhe nëse do ta bënin, marinsat dhe divizioni ajror 101 do të ishin në gjendje të futeshin në helikopterë dhe Osprey përderisa Divizioni Ajror 82 do të binte mijëra përforcime nga aeroplanët.
Dhe e gjithë kjo do të ndodhte para se Amerika të shkatërrohej mjaftueshëm sa për të nisur ndonjë armë bërthamore. Nëse armiku do ta bënte këtë, ata do të përballeshin me sulme bërthamore sa herë që ato të masivizoheshin jashtë një qyteti.
Dhe forcat e tyre që do të ishin ende duke u përpjekur të arrijnë në kufi, do të ishin një “darkë e lehtë”. Raketat “Minuteman III” janë të projektuara për të goditur objektivat larg brigjeve amerikane, por ato gjithashtu mund të asgjësojnë një ushtri të tërë që do të lëvizte nga Hjustoni në Dallas po aq lehtë.
Pra, Amerika nuk ka për çfarë të shqetësohet, pasi që ajo tashmë gjendet prapa një ferri me një muri të padepërtueshëm.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...