S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, March 8, 2019

Paralajmëron Limaj: Vuçiq po përgatit destabilizm të rajonit!



Bashkë kryesuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas miratimit të Platformës për Dialogun nga Kuvendi i Kosovës.
Vuçiq për mediat serbe ka thënë se janë në pozitë të vështirë.

Ai tha se do të presin 15 ditë për të ‘marrë vendimin tonë në interes të Serbisë”.
Limaj në një postim në Facebook ka thënë se Vuçiq me gjasë është duke u përgatitur të destabilizojë rajonin duke i përdorur serbët e Kosovës.
Ai tha se veprimet e Vuçiqit janë shkollë e Millosheviqit, të cilin sipas Limajt, lideri serbë është duke e imituar në çdo gjë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Limajt:

Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, me retorikë luftënxitëse si ish-shefi i tij Millosheviqi, duke i frikësuar qytetarët serbë dhe fajësuar gjithë botën, si duket po përgatitet ta destabilizojë rajonin, gjithmonë duke i përdorur bashkëqytetarët tanë serbë të Kosovës, të cilët janë në presion për t’i shërbyer qëllimeve të tij politike.
Me paralajmërimet e vazhdueshme se do të marrë masa duke përcaktuar afate kohore, tregon se ai po tenton t’i përdorë edhe këtë herë serbët e Kosovës për interesa të veta.
Në fakt, kjo është shkolla e Millosheviqit që Vuçiq me shumë përkushtim po mundohet ta imitojë ish shefin e tij në çdo gjë.
Shtirja e tij e alarmuar për platformën tregon më së miri se sa larg është ai nga realiteti.
Kosova pas tre muajve mbush 20 vjet që është e lirë. Ndërsa para afro një muaji festuam 11-vjetorin e Pavarësisë.
Në platformën e miratuar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës nuk ka asgjë tjetër përveç përshkrimit të këtij realiteti që sot ekziston.
Porosia ime për të është ta pranojë realitetin e krijuar tash e dy dekada në këtë pjesë të Ballkanit

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...