Të shtëna armësh tronditën zonën e Tiranës së Re, në rrugën “Zef Jubani:”, mbrëmjen e së hënës. Viktima është Jurgen Kurti, 26 vjeç, një emër i njohur për drejtësinë. Ai njihet në media, për shkak se u dyshua se qëlloi për vdekje babanë e tij, në tentativë për të mbrojtur nënën. Megjithatë, Kurti u lirua sepse daja i tij mori përsipër krimin. Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye.
Mësohet se Kurti është ekzekutuar përballë shtëpisë së tij, në momentin që po kthehej nga palestra. Autorët kanë qenë në një makinë, tip “Benz E-Class” dhe kanë qëlluar me breshëri, ndërkohë që makina ka qenë në lëvizje.
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave. Në vendngjarje ka vajtur edhe drejtori i policisë .
Policia ka vendosur pika kontrolli, për të ndaluar arratisjen e autorëve.
Policia ka vendosur pika kontrolli, për të ndaluar arratisjen e autorëve.
“Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
Kujtojmë se kjo është vrasje e dytë që ndodh në qendër të Tiranës, brenda 72 orëve. |Shtypnews.al |
No comments:
Post a Comment