S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, March 15, 2019

Robert Delija: Më 16 mars në protestë për t’i mbajtur të rinjtë dhe të rejat këtu, në Shqipëri


Përshëndetje të gjithëve,
Në emrin tuaj dua ti uroj mirëseardhjen Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit. Nuk dua të zgjatem shumë, unë dua të tregoj dy arsye personale pse do jem nesër në protestë.E para unë do të protestoj për të gjithë familjarët, miqtë, kushërinjtë të cilët kanë emigruar jashtë Shqipërie dhe enden sot fatkeqësisht rrugëve  dhe azileve të Europës. Dhe pavarësisht kësaj ata nuk duan të kthehen më në Shqipëri. Dhe unë nesër do jem para Kryeministrisë për të protestuar. E dyta unë do protestoj për projektin e Unazës së Re. Shumë nga ju nuk e dinë që ai projekt nuk shtrihet vetëm në Astir. Fatkeqësisht do shemben dhe qindra shtëpi në Paskuqan dhe një nga ato shtëpi, do jetë dhe shtëpia ime. Dhe nesër bashkë me familjarët e mi do të dal në protestë që ta largojmë këtë sëmundje nga Shqipëria. Doktor Mondi e di shumë mirë që më e mira e mundshme është që sëmundjet të parandalohen dhe jo të kurohen. Kështu që nesër ju ftoj të protestojmë të gjithë së bashku para Kryeministrisë.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...