S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, March 3, 2019

Kërkesa për vizë dhe vizë pune : /SHTYPNEWS.AL/

Kërkesa për vizë dhe vizë pune

Shtypnews.al
Shtetasit e Kosovës për hyrje në Gjermani duhet të kenë vizë turistike. Ndërsa shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë në Gjermani pa viza. Sa i përket vizave të punës, të gjithë ata që duan të punojnë në Gjermani, duhet të kërkojnë vizë pune, në ambasadët gjermane në Prishtinë, Tiranë, Shkup… 
Ambasada gjermane nuk ka marrëdhënie me asnjë agjensiion apo zyrë. Prandaj nuk është e nevojshme që për vizë pune të ngarkoni ndonjë agjension apo zyrë udhëtimi. Kërkesat për termine janë falas, sikur edhe ndihma për të plotësuar formularët në gjuhën shqipe. Taksa e vetme që duhet paguar është taksa për vizë (75 Euro). Pagesa bëhet në sportelet e zyrës për viza. Taksa të tjera nuk ka.
Në ditën e terminit duhet të paraqiteni me kohë dhe të keni dokumentacionin e plotë, sepse kjo mund të rezultojë me refuzimin e kërkesës:

Dokumentat që kërkohen:

  • Pasaporta e vlefshme dhe
    dy kopje të pasaportës. Pasaporta duhet të ketë të paktën dy faqe të zbrazëta
    dhe së paku nëntë muaj vlefshmëri
  • 2 formularë të plotësuar dhe të nënshkruar nga ju personalisht. Formularët
    i gjeni në faqen e internetit të Ambasadës. Formularët për vizë duhet të
    plotësohen në gjuhën gjermane, apo angleze
  • 3 fotografi aktuale biometrike të formatit të pasaportës me sfond me ngjyrë
    të çelët
  • Taksa e vizës në vlerë prej 75 € paguhet me para të gatshme.
  • Kontrata e punës, apo
    aftësimit profesional në origjinal me nga dy kopje. Kontrata duhet të jetë e
    nënshkruar nga punëdhënësi dhe punëmarrësi.
  • Sigurimi shëndetsor (incoming), i vlefshëm për 6 muaj brenda një viti. Sigurimi duhet të vlejë edhe nëse e zhvendosni vendbanimin nga Kosova jashtë vendit.
Secilit dokument duhet t’i bashkangjisni një përkthim në gjuhën gjermane.
Kujdes:
Në kërkesë duhet të paraqiten të dhënat e vërteta lidhur me
qëndrimet paraprake në Gjermani.
Të gjitha të dhënat mund t’i gjeni edhe në faqen e Ambasadës gjermane.
Ambasada gjermane në Prishtinë:
Ambasada gjermane në Tiranë:
https://.tirana.diplo.de/  Për  Shtypnews.al (ac)

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...