S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, June 28, 2020

Tragjedi! Ditë e zezë për Shqipërinë, në pak orë kaq pacientë humbën jetën nga Covid-19


Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 72 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjithashtu, dy persona të tjerë kanë humbur jetën të infektuar me Covid-19. Numri total i v iktimave në vend shkon në 55.

“Një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54-vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, me gjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në Spitalin Infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar,” deklaroi MSH.

TANI, profile picture
TANI SHPREH NGUSHELLIM Familjareve 

Paralajmëron Merkel: SHBA nuk aspiron më të jetë udhëheqësja e botës

Paralajmëron Merkel: SHBA nuk aspiron më të jetë udhëheqësja e botës

Pjesa tjetër e botës nuk mund ta konsiderojë më si të mirëqenë që SHBA akoma aspiron të jetë një udhëheqës global, paralajmëroi Angela Merkel.

“Ne u rritëm me një njohuri se Shtetet e Bashkuara donin të ishin një fuqi botërore”, ka thënë kancelarja gjermane në një intervistë me një grup prej gjashtë gazetash evropiane, duke përfshirë The Guardian.

“Nëse SHBA tani dëshirojnë të tërhiqen nga ai rol i vullnetit të tyre të lirë, ne do të duhet të reflektojmë për atë shumë thellësisht”, citohet të ketë thënë më tej kancelarja gjermane.
Argument/

Friday, June 26, 2020

Dy pyetje nga Adriatik Lapaj.

E prishën Teatrin Kombëtar me argumentin se ishte i ndërtuar me pupulit dhe se ky material ishte i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve.

Adriatik Lapaj


Atëhere unë për ta kam dy pyetje:

1. Pse i lini rreth 500 banor të Tiranës të jetojnë në 11 pallate të ndërtuara me pupulit në zonën e Kombinatit?

2. Mos vallë jeni duke konsumuar vepra penale duke e e ditur rrezikun shëndetësor që u kanoset atyre qytetarëve dhe duke i lënë të jetojnë në ato kushte?









Thursday, June 25, 2020

Parashikimi i motit për datën 26 Qershor , ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 26 Qershor

Sot në përgjithësi , priten reshje të dobëta në shumicen e qarqeve .
Reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe , sidomos në qarqet Lindore dhe Jugore të vendit .

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale :

Në bregdet : 19 / 30 ° C

Në vendet e ulëta : 18 / 34 ° C

Në vendet malore : 12 / 28 ° C

Dashi: Ju pershendes nga kat dyte i Komisariati

Nga Dash Cara 
Ju pershendes nga kat dyt i një Komisariati nr * Tiranë  ata që jan shoqëruar ndo një her ne kte komisariat e din i dashur Ramsi un e di që nga protestat ty ta kapin paranojat por te jesh i bindur se sa me shum që ushtrosh frik aq më shum do ket njerëz qe protestoj per të drejtat e tyre un nuk shaantazhohem nga disa palqo misonar te rilindjes me gjoba e as me fjalen do te shoqêrojm se 10 orë liri me mer mir u takofshim o leshat e lleshit deri ne protesten e radhës 
👇
Lexojeni pak



REPUBLIKA E SHQIPERISE 

MINISTRIA E BRENDSHME DREJTORIA E PERGJITHSHME POLICISE SE SHTETIT DREJTORIA E VENDORE E POLICISE TIRANE KOMISARIAT Nr 1

VENDIM 

Komisioni i Shqyrtimit te Kundervajtjeve Administrative prane Komisariatit te Policise Nr 1, në Drejtorine Vendore të Policise Tirane, i perbere nga:

Shefi i Komisariatit te Policise, i caktuar perkohesisht ne detyre) Komisar Oliger TORBA Kryetar

Shefi i Sek, te Policimit ne Komunitet, Komisar Nefail ZYKA Anetar

Shefi i Seksionit per Krimet (1). Komisar Gjergji TOLA Anetar

Ne zbatim te Aktit Normativ, nr.3, date 15.03.2020 "Per marrjen e masave te veçanta administrative gjate kohezgjatjes se periudhes se infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, disa shtesa me Aktin Normativ Nr. 4 date 16.03.2020, i ndryshuar me Aktin Normativ Nr. 8 date 24.03.2020, dhe Urdhrit te Drejtorit të Pergjithshëm të Policise se Shtetit nr. 349 date 17.03 2020 "Per procedurat e konstatimit, evidentimit dhe shqyrtimit te kundërvajtjeve administrative, gjate kohezgjatjes së periudhës se infeksionit të shkaktuar nga COVID- 19", Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative, shqyrtoi dokumentacionin mbi kundërvajtjen administrative të datës 17.05.2020, të kryer nga personi fizik: Dashmir Cara i datelindjes 15.05.1985 lindur dhe banues në rrugën "Ymer Prizreni" Kukes, Banese private/pallati me Nr, Shkalla me Nr. Ap Nr, tel.celulari +355699913668, i cili eshtë konstatuar në një tubim të paligjshem tek Ministria e Brendshme tek Teatri Kombetar në daten 17.05.2020 ora 08.00. Komisioni pasi konstatoi Shtetasi fizik: Dashmir Cara ka kryer shkelje në baze të nenit 1 pika 18 te Aktit Normativ Nr.4, date 16.03.2020, për disa shtesa nëe Aktin Normativ Nr 3 date
15.03.2020.





Një ndër historitë më të bukura që keni lexuar! Drejtësia e Omerit r.a mes drejtuesit të Egjiptit dhe njeriut të thjeshtë

Në kohën e Omerit r.a shokut të ngushtë të profetit Muhammed alejhi selam, Egjipti u çlirua dhe banorët u bënë muslimanë. Amr Ibn As ishte drejtuesi i Egjiptit, ai ishte shoku i Profetit Alejhi selam. Amr Ibn As kishte një djalë dhe pas disa vitesh që qëndroi në krye të vendit në Egjipt u bë një garë me kuaj. Djali i tij ishte garues në garë së bashku më garuesit e tjerë. Kjo ishtë një eveniment i madh sepse mblidhte të gjithë popullin. Filloi gara dhe në fund të finishit për të dalë fitues ishin dy konkurentë, djali i drejtuesit të Egjiptit dhe djali i një njeriu të thjeshtë. Djali i njeriut të thjeshtë e kaloi atë dhe doli i pari, fitoi garën. Të gjithë njerëzit duartrokitën dhe përshëndetën fituesin ndërsa djali i drejtuesit bëri një veprim të nxituar dhe të gabuar. Ai i nxehur i shkoi fituesit afër dhe e goditi me një shkop të madh në shpinën e tij aq fort saqë për pak nuk i rrodhi gjak. Edhe i tha djalit të thjeshtë që fitoi:
– U bëre ti të fitosh?! A e di ti kush jemi ne?! E di ti kush është babai im?U bëre ti të më kalosh mua?!
Kjo skenë ndodhi në mesin e të gjithë njerëzve dhe të gjithë u çuditën ndërsa djaloshi u turpërua shumë. Uli kokën dhe iku me lot në sy tek familja e tij. Kur hyri në shtëpi e pa babai që djali i tij ishte i mërzitur dhe po qante dhe i tha: çfarë ke bir?!
Djali i tha: U turpëruam baba!
– Çfarë ndodhi?!
Dhe djali i tij ia tregoi të gjithë historikun e ngjarjes. Babai shkoi tek dijetarët e vendit dhe ju tha:
– Familja ime është turpëruar. Familjes sonë i është bërë padrejtësi më jepni një zgjidhje. Dijetarët e habitur i thanë:
– Çfarë ka ndodhur?!
Ai ia tregoi të gjithë ngjarjen. Me habi të madhe dijetarët i thanë:
– Sot në botën Islame ndodh padrejtësi?! Dhe Omeri r.a është i pari i besimtarëve në Medine?! Shko shpejt dhe ankohu sepse ai është i drejti i madh dhe është në ndihmë të nevojtarëve.
Babë e birë i lanë të gjitha punët dhe u nisën drejt Medinës së Profetit Muhammed alejhi selam ku në atë kohë i pari i muslimanëve ishte Omeri r.a i drejti. Pasi e takuan Omerin r.a i pyeti:
– Çfarë ju ka sjellë ju nga Egjipti?!
– O Prijësi i Besimtarëve, turpërimi dhe padrejtësia që na është bërë!
Omeri r.a i ngrihej gjaku shpejt dhe i pyeti menjëherë:
– Çfarë padrejtësie?!
– U tupëruam nga djali i Amr Ibn Asit që ti e ke vendosur të parin e Egjiptit!
– Çfarë ka ndodhur?!
– U bë gara, djali im doli fitues por ai ma goditi djalin shumë dhe u turpërua në sy të njerëzve.
 Uluni aty dhe mos lëvizni sa t’i thëras dhe ata të vijnë.
Omeri r.a i dërgon letër Amr Ibn Asit dhe i thotë: ” Lëri të gjitha punët, vendos zëvendësuesin tënd, merre djalin dhe hajde shpejt në Medinë.”
Amr Ibn As sapo e lexoi letrën dhe pa se duhet të shkonte me djalin e pa që aty kishte diçka. E thiri djalin dhe djali i tha: Baba kam bërë një padrejtësi! Ai i tha:
– Bir, tek Omeri r.a s’ka tolerancë.
U nisën drejt Medinës. Sapo mbërritën atje Omeri r.a i thiri të dyja palët edhe pse Amer Ibn Asi ishtë shoku i profetit Muhammed alejhi selam.
Omeri r.a ju tha:
– Këta më janë ankuar sepse ka ndodhur kjo ngjarje, si mendon ti? E pyeti djalin.
– Kështu ka ndodhur tha djali.
– Çohu ti që more goditjen dhe godite me shkopin tënd djalin e Amr Ibn Asit! Merja hakun ose fale. Ai që fal është më afër devotshmërisë.
Ai nuk e fali edhe e goditi me shkop me aq fuqi saç e kishte goditur.
Omeri i drejtë tha:
– Edhe babain, edhe babain sepse ky e ka fajin që e ka llastuar. Sepse prej pushtetit të tij ndodhi kjo gjë.
Djali i tha:
– Jo o prijësi i besimtarëve jam i kënaqur e vendosa drejtësinë nuk kam gjë me babain. Omeri r.a e nxori Amr Ibn Asin përpara dhe i tha:
 Dëgjo këtu! Kur i robëruat ju njerëzit kur Zoti i ka krijuar në barkun e nënës të lirë. A nuk e di ti Amr se Zoti i ka krijuar njerëzit të lirë dhe të gjithë janë të barabartë përpara tij?!
– Po Prijësi i besimtarëve por fëmija ta merr fytyrën edhe faqen.
Zoti na bëftë të drejtë, modestë dhe dijetarë!

Berisha-Meta-Rama; mbyllin me Alaudin Malajn dosjen CEZ të vjedhjes së 900 milionë eurove, gjyqtari ikën me turp nga drejtësia

Alaudin Malaj mbyll me turp karrierën e zezë në drejtësi, vendos për pushimin e çështjes së vjedhjes së 400 milionë eurove të shqiptarëve nga Berisha, Shkëlzeni, Nuel Kalaj dhe banda e ministrave dhe drejtorëve në bashkëpunim me CEZ, dosja e dytë e vjedhjes së 500 milionë eurove nga Rama, Gjiknuri dhe Ahmetaj, u mbyll në heshtje, shpëtoi edhe Meta që vodhi me Kastriot Ismailajn miliona euro

Dosja CEZ përfaqëson vjedhjen më të madhe në historinë e pluralizmit shqiptar. Kupola politike shqiptare, në bashkëpunim me disa sekserë dhe kompaninë çeke CEZ, u kanë vjedhur shqiptarëve rreth 900 milionë euro. Dosja CEZ ndahet nga dy pjesë. Pjesa e parë përfshin shitjen e 75 % të aksioneve të OSSH tek kompania çeke CEZ në mënyrë korruptive, favorizimin më pas të CEZ me njohjen e borxhit të keq, çmimin e energjisë elektrike, vjedhjen me fatura fiktive etj. Vjedhja në fazën e parë është mbi 400 milionë euro. Për këtë vjedhje, janë kallëzuar penalisht Sali Berisha si koka e aferës, Nuel Kalaj si sekser kryesor, Shkëlzen Berisha si sekser i dytë, Genc Ruli, Ridvan Bode dhe një bandë drejtorësh dhe zëvendësministrash që kanë bërë letrat e vjedhjeve.
Vjedhja në fazën e dytë është sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit 479 milionë euro. Vjedhjen e dytë, më e madhe se sa të parën, e kanë bërë Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, të cilët firmosën një marrëveshje me CEZ në dëm të Shqipërisë. CEZ na detyrohej me dokumente rreth 400 milionë euro, ndërsa Rama me Gjiknurin dhe Ahmetajn, i dhanë edhe 95 milionë euro të tjera CEZ nga paratë e shqiptarëve. Berisha me grupin e tij dhe Gjiknuri, janë kallëzuar penalisht për këtë vjedhje. Madje Berisha është kallëzuar tre herë, ndërsa për Damian Gjiknurin, dosjen në prokurori e dërgoi Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Të dy grupet nisën një lojë politike duke akuzuar njëri-tjetrin se cili ka vjedhur më shumë. Por, në të njëjtën kohë, bënë një pakt që dosjet të mbylleshin pa kaluar në gjykim, që loja të mos bëhej e rrezikshme. Dosja e Gjiknurit u mbyll pa zhurmë. Dosja e Berishës me shokë, po mbyllet me debate false nga qeveria Rama, për të krijuar idenë se po kërkon të luftojë korrupsionin. Fillimisht të gjithë prokurorët kërkuan mbylljen e dosjes. Më pas ishte gjyqtari Lazër Sallaku i shkallës së parë që mbylli dosjen. Dje, një trupë gjykuese e Apelit në Tiranë, me në krye Alaudin Malajn, la në fuqi vendimin e Lazër Sallakut, duke vulosur mbylljen e dosjes CEZ, për fazën e parë të vjedhjes nga Berisha me shokë.
Me këtë vendim, Alaudin Malaj e ka mbyllur me turp karrierën e tij të zezë në drejtësi, duke i bërë shërbimin e fundit kupolës politike të korruptuar të Tiranës. Malaj nuk u ngrit kurrë në nivelin e një gjyqtari, që mbron interesin publik dhe pasurinë e shqiptarëve, por e përdori çekiçin e drejtësisë për t’u pasuruar. Kjo është arsyeja se pse Vetingu e ka shkarkuar nga detyra si të korruptuar, por Malaj po merr vendimet e fundit, deri kur t’i komunikohet shkarkimi.
Historisë së vjedhjes me CEZ, nuk mund t’i mungonte kurrsesi Ilir Meta, i cili fshihej pas një kompanie që vidhte paratë e shqiptarëve bashkë me CEZ. CEZ bënte fatura vjedhjeje, kompania DIA me Kastriot Ismailajn mblidhte paratë, duke i ndarë më pas. Kompania e tij DIA, kryente mbledhje fiktive të borxheve, ndërsa nga buxheti i shtetit rimbursoheshin paratë e presupozuara si të arkëtuara. Pas kësaj skeme fshihej Ilir Meta. Vetëm me një SMS të zbuluar, Ilir Meta i kërkonte Ismailajt 200 mijë euro me një dorë. Ismailaj u dënua me 11 vite burg dhe iu sekuestruan 4 milionë euro. Ilir Meta i shpëtoi edhe këtë herë ndëshkimit. / Pamfleti

Xhoi Jakaj: Sa e dhimbshme për Shqiptarët kur nê vitet 2020 kanë më shumë se kurrë nevojë për Shtetarë të nivelit lartë dhe Politikane që mendojnë ndonjëherē edhe për popullin e tyre.

Xhoi Jakaj

Sa e dhimbshme për Shqiptarët kur nê vitet 2020 kanë më shumë se kurrë nevojë për Shtetarë të nivelit lartë dhe Politikane që mendojnë ndonjëherē edhe për popullin e tyre.

Politika botërore ka ndryshuar qasjen e saj ndaj vendeve të ballkanit dhe mençuria e diplomacia e politikës ka marrë tjetêr udhë,sot kërkohet drejtësi, urtësi e ndershmëri në vendimarrje e jo luftë kodoshësh, e kam unë e ke ti ?

Po të endesh ndër vite me memorien tënde  të gjesh një Politikan të ndershëm që nuk është i përfshirë korrrupsion, marrëveshje të pista e i kthyer në multimilirader për shkak të abuzimit me pushtetin zor se e gjen?!

Nese në ditët e sotme thua Politikan, kjo fjalë ka marrë dy kuptime, ose hajdut klasi ose idiot i shitur , e i padobishëm për askend që shkon pas erës së pushtetit për dy perfitime personale!

Sa keq që klasa politike në Shqipëri e Kosovë termin Politikan e bënë fjalë të pështirë të papelqyeshme dhe me një korrotacion negativ, kur duhet të jetë krejt e kundërta, një Politikan pikësëpari në parimet e tij të ketë mbrojtjen e kombit,shtetit,territoreve dhe popullit që të ka besuar ta drejtosh!

Pêr aq kohë sa nga njeri normal si të gjithë,pas 4 -vitesh si Deputet, si Minister, Bashkiak,Drejtues i një dikasteri ke bërë milirada dhe familja jote jeton në luks të shfrenuar, kurse ish komshiu yt vuan për bukën e fëmijeve, nuk blen dot medikamentet nëse është i sëmurë, nuk bën lekët e muajit për të paguar taksat se ja ke vënë ti litarin në fyt me politikat e tua antisociale për t'u pasuruar vetë dhe soji yt, nuk do mend as kalem thotë populli për të mos besuar te asnjë nga ky soj e sorollop politikani...

Por populli vazhdon varfërohet për ditë e më shumë, kurse politika zhvat ngahera më shumë

Ah popull o popull kur do ngrihesh i zhveshur nga idealizmi i tepruar dhe ti rrëzosh të gjithë përdhe ,që të mos ngrihen kurrë,pasi Politikani Shqiptar është pa fe,pa ide, pa atdhe deri sa nuk la det, mal,truall ,monumente kulture, as histori kombi ,pa e privatizuar.

Parashikimi i motit për datën 25 Qershor, ja çfarë pritet

Parashikimi i motit për datën 25 Qershor: 

 TANI


Sot priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër ato priten deri lokalisht mesatare.
Reshjet mund të shoqërohen
edhe me rrufe, sidomos në qarqet Lindore dhe Jugore të vendit. Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, sidomos në bregdet dhe në terrenet malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Në bregdet: 20 / 27°C;

Në vendet e ulëta: 18 / 28°C;

Në vendet malore: 12 / 23°C

TANI

Wednesday, June 24, 2020

E Fundit: Propozohet ndihmë me nga 100€ për secilin qytetar

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, ka bërë një propozim për rimëkëmbjen e gastronomisë. Syla tha se shteti duhet të shqyrtojë mundësinë për lëshimin e triskave për qytetarët në vlerë prej 100 eurosh.

Sipas tij këto të përdoren vetëm në sektorin e gastronomisë.
Francezet po humbin deri -24 kg në muaj me këtë mënyrë! Të vetmen shpresë tonën, si burim ekzistence, diasporën, si duket nuk do e kemi këtë vit për shkak të mbylljes së kufijve.

Shteti duhet të shqyrtojë mundësinë që të gjej një zgjidhje, e një prej masave do ishte lëshimi i triskave, deri në 100 euro për familje, me mundësinë që ato të përdoren vetëm në gastronomi, me qëllim të ringjalljes së këtij sektori që punëson dhjetëra mijëra qytetarë, shumica e të cilëve në mosha të reja dhe me paga minimale.
A. Cara

Gazetari Berat Buzhala ínfektohet me korónavirus, tregon shenjat e sémundjes dhe bën thirrjen për publikun




Gazetari Berat Buzhala ka rezultuar pozitiv me korónavirus. E ka pranuar vetë ai në një postim në rrjetet sociale. Ai thotë se ka pak shenja dhe se kolegu i tij Leonard Kerquki me të cilin rri “non stop” është negativ.

“Megjithate kjo dite nuk paska qene e duhur per presidentet. Sot e kam kry nje test ne QKUK dhe kam dale pozitiv, pra e kam vírusin e njohur si Cóvid 19. Ne anen tjeter Leonard Kerquki qe rri non stop bashke me te ka dale negativ. Po du me thane qe algoritmi i ketij vírusi qenka interesant. Qekaq.

Ka mundesi qe krejt kemi me kalu kah ky viran. E di qe ju intereson: temperature dje kam pas ma shume, edhe ethe. Sot ma pak temperature e ma pak ethe. Nyjet nuk po me dhamin, ererat po i ni hala etj. etj. Megjithate e ftoj publikun qe te mos e zhvendose vemendjen prej ngjarjeve politike”, shkruan Buzhala në Facebook.(A.M/Faxweb.al)&TANI/

Tuesday, June 23, 2020

Shkoi si refugjate në Britani, tani është në frontin e parë në luftën kundër COVID-19

Anxhela është një nga shumë refugjatet që kanë shkuar në Britani për një jetesë më të mirë. Tashmë ajo është një doktoreshë e re në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar dhe është bërë shumë e domosdoshme në spitalet britanike.
Ajo ndodhet në frontin e parë të luftës kundër pandemisë së koronavirusit. “Më parë kisha turp, por tani kur i them njerëzve që vij në këtë vend si refugjate, e them me krenari”, shprehet Anxhela.

Ajo është një doktoreshë e re e cila punon në departamentin e kujdesit intensiv në Londër.
https://shqipnews.net/nis-faza-e-dyte-per-fituesit-e-kredise-se-bute-per-shtepi-ja-dokumentet-qe-duhet-te-dorezoni/

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...