S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, March 25, 2019

Challandes: Ky është fajtori që Kosova nuk fitoi sonte


Challandes: Ky është fajtori që Kosova nuk fitoi sonte
Vetëm barazim në ndeshjen e parë në kualifikueset e Euro 2020 për Kosovën tonë.

Djemtë e Bernard Challandes barazuan me Bullgarinë në “Fadil Vokrri”, 1:1.

Ndeshja ishte e dominuar nga “Dardanët”, por 90-minutëshi në fund nuk e solli fitoren e shumëpritur.
Përzgjedhësi Bernard Challandes tha se dëshira e madhe për të fituar ndeshjen, bëri që triumfi të mos vijë.

“Ekipi në fushë nuk ishte nervoz, deshëm golin sa më shpejtë dhe për këtë arsye nuk e gjetëm. Ata u mbrojtën mirë, nuk ishte e lehtë”, deklaroi Challandes për “Supersport”.

“Në pjesën e parë nuk isha i kënaqur aspak. Mbajtëm topin shumë dhe nuk e komplikuam lojën”.
“Nervoza e Halimit? Nuk e di, është nervozuar me barazimin me siguri”.

“Kololli? Ishte një zgjidhje normale, ai ishte mirë dhe luajti. S’kam asgjë më shumë për të thënë”, shtoi Challandes

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...