Rrëfimi i ekspertes angleze: Gjërat që kryen serbët në Kosovë ishin të tmerrshme
Daily Mirror në një artikull për eksperten angleze të forenzikes, Dame Sue Black ka përmendur krimet e luftës në Kosovë.
Kjo pasi 57-vjeçarja ka publikuar një libër të quajtur “All that Remains” që përkthehet ‘Gjithçka që mbetet’, ka treguar për krimet serbe që ajo i pa në Kosovë pas luftës.
Në këtë artikull thuhet se ajo ka udhëhequr antropologët për punën e Ekipit Britanik të Forenzikës gjatë hetimeve për krimet e luftës në Kosovë, të gjitha këto të cilat i ka përmbledhur në librin e saj.
Ajo ka rrëfyer për krimin barbar në Krushën e Madhe, djegien e burrave e vrasjen e fëmijëve.
“Në qershor të vitit 1999 shkova në Kosovë për të ndihmuar në identifikimin e një numri të madh të trupave dhe për ti vërtetuar deklaratat e dëshmitarëve në mbështetje të krimeve të luftës kundër Sllobodan Millosheviç dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka thënë Sue Black, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.
“Arrita në vendin e parë të akuzës dhe veshja kostumin tim të zakonshëm të bardh, dorezat dhe çizmet e zeza. Me 25 mars policia serbe kishin zbarkuar në fshatin Krusha e Madhe. Burra të armatosur ndanë burrat dhe djemet nga familjet e tyre dhe i futën në shtëpi të braktisur. Një njeri i armatosur me kallashnikov vrau të gjithë dhe pastaj dogji ndërtesën. Dyzet burra dhe djem thuhet se humbjen jetën atë natë. Unë qëndrova në derë dhe shikoja një skenë makthi. Kishte të paktën 30 trupa të grumbulluar në një dhomë, të gjitha të djegur rëndë dhe të dekompozuar”, ka rrëfyer ajo. /Shtypnews.al/ (ac)
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...
No comments:
Post a Comment