Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sqaruar edhe njëherë qëndrimin e tij karshi Shteteve të Bashkuara të amerikës.
Ai në një intervistë për RTSH-në e cila do të transmetohet sonte ka thënë se gjatë luftës së vitit 1999 ka qenë ushtari i parë i amerikës në siç ai tha, vijën e frontit me Rusinë.
“Edhe unë jam vija e frontit, pra jam ushtari i parë i Amerikës në vijën e frontit me Rusinë”, është shprehur Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve e cila sipas tij është një lojë e rrezikshme.
“Në Ballkan nuk ka kufij perfekt, edhe loja me kufijtë është e rrezikshme”, ka përfunduar Haradinaj.
No comments:
Post a Comment