Nga Refxhei Tola
Shqiptarët kanë rënë në depresion, a mund të mbajë dikush përgjegjësi?!
Varfëri, krim, dhunë, dhimbje dhe integrim në Bashkimin Europian… Kryefjalë të Shqipërisë 2019. Më shumë se paradoksale, këto fenomene janë vrasëset reale të shoqërisë tonë sot. Ajo që unë shoh përreth meje, dhe ajo që jam e sigurt se të gjithë ju shihni kudo që shkoni është natyra depresive në të cilën njerëzit kanë rënë. Natyra agresive dhe individualiste e shqiptarëve, shprehjet e pashpresa të fytyrave, sytë e lodhur dhe tek- tuk ndonjë buzëqeshje e sforcuar në rrugë, në shkolla, në institucione, nëpër autobuza, në trafik… Kudo.
A mund të mbajë dikush përgjegjësi për situatën njerëzore të shoqërisë tonë sot? A mund të mbajë dikush përgjegjësi pse shqiptarët janë kaq të palumtur sot?? A mund të luftojë dikush ju lutem, së pari për anën njerëzore të këtij populli, pastaj të shohim nëse ju pëlqejmë ose jo ndërkombëtarëve, nëse jemi ose jo mjaftueshëm të mirë për Bashkimin Europian? A mund t’i respektojë dikush shqiptarët ju lutem?
Mendoj se nevoja për prezencën e psikologut në jetët tona po rritet dita ditës. Nevoja për prezencën e dikujt për tu konfirmuar, për tu këshilluar dhe mbi të gjitha për tu motivuar në një vend kaotik si Shqipëria, është bërë jetike sot.
A mendon pushteti sot për ata mijëra të rinj që jetojnë pa shpresë nëpër zonat rurale të Shqipërisë? A mendon pushteti sot se ku e gjejnë motivin këta njerëz të zgjohen për të jetuar jetë jo vetëm të vështira dhe plot probleme, por më tepër se aq jetë të mbytura në vakumin e mungesës së shpresës? A mendon dikush se pse po e vrasin shqiptarët njëri tjetrin sot?!
No comments:
Post a Comment