S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, March 30, 2019

Tokat e zëna, 170 pronarë kanë gati kompensimin



Publikohen emrat e pronarëve që do marrin shpërblim për tokat e zëna nga ndërtimet informale. 124 milionë lekë është fondi për përfituesit në 7 qarqe. Të dhënat që duhet të plotësohen dhe dokumentet shtesë 

Agjencia e Trajtimit të Pronave do të kompensojë 169 pronarë në të gjithë vendin për tokat e zëna nga ndërtimet pa leje. Pas vendimit të marrë nga qeveria dhe shqyrtimit që ka bërë Agjencia, tashmë edhe ky grupim, që gazeta boton sot, do të përfitojnë të gjithë bashkë 124 milionë lekë. Përfituesit e këtij vendimi janë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lezhë, Shkodër, Gjirokastër dhe Vlorë. Me shpalljen e kësaj liste, tashmë zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, do të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme, ndërkohë që pronarët që kompensohen duhet t’i nënshtrohen hap pas hapi një serie procedurash, të cilat aktivizohen pas thirrjeve nga ATP.
Kompensimi
Për të përfituar kompensimin, pronarët duhet të paraqesin në ATP kërkesë për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Pronari plotëson një kërkesa për kompensimin në vlerë sipas formatit Tip që vihet në dispozicion nga ATP-ja. I interesuari duhet të paraqesë dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie. Një tjetër dokument është vërtetimi i lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar. ATP kërkon fotokopjen e dokumentit të identifikimit, dhe certifikatën familjare të kërkuesit dhe mandatpagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit. “Duke qenë se ky proces nuk është i kushtëzuar dhe i limituar në kohë, ATP fton të gjithë subjektet përfitues, pas datës 18 qershor që të paraqiten pranë sporteleve të saj për të aplikuar me qëllim përfitimin e kompensimit të miratuar. ATP, në varësi të të ardhurave të arkëtuara deri më sot për këtë proces nga ALUIZNI dhe fondeve të vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit, sipas përllogaritjeve përkatëse shpërndan aktualisht 70% të vlerës së miratuar në VKM për subjektet përfituese”, është rregulli që ndjek ATP për këtë rast. N.Gj

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...