"Vetja ime, kjo është bota!"
Do ta mar veten prej dore
ti mësoj ca të vërteta,
do ta fus në rrugë qorre,
dhe në skutat më të errta.
Ti them vetes hapi syt,
kjo është bota ku jetojmë,
litarin ta mban në fyt,
pak nga pak ta shtrëngon.
Mos kujto, do ti them vetes,
jeta s'është vetëm, qesh!
Shpesh të çon në prag të vdekjes,
të lë vetëm në harres.
Bota ësht aq hileqare,
e pa drejt me të drejtin,
askush nuk jeton pa pare,
"plaçk" që prishi gjithë miletin.
Hapi syt shiko kudo
vetja ime e llastuar,
s'kam mbaruar, më dëgjo!
Kam të tjeta për të treguar.
Hidh vështrimet tej në popull,
nuk janë të gjithë njësoj,
ca të mjer e të pangopur,
ca të tjerë si mbret rrojnë.
Pa shiko o vetja ime,
shiko si vjedhin atje tej,
pjesën tende, pjesën time,
E marin ca maskarenj.
Krisma armësh a dëgjove?
E vranë njërin fare kot,
një mesazh të fortë more,
nuk ka paqe në këtë bot.
Vetja ime kjo është bota,
kjo është bota ku jetojmë,
thonë se është dhe me rrota,
nuk e dimë a ta besojmë?
Vetja ime hapi syt,
pak a shumë ti thashë të gjitha,
litari na rri në fyt,
ka shumë kurthe, ka shumë prita.
Shkëlqim Ziraj
Greqi.31.10.2018
No comments:
Post a Comment