Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë Kestrin Katro e ftuar në emsionin “Open” në Top Channel u shpreh pro protestës së studentëve dhe tha se nuk ka asnjë ndikim nga pedagogët është protestë e tyre.
“Kanë qenë kërkesat e studentëve dhe i mbështes me shpirt. Ditën e premte ne e lamë derën hapur. Kush do të hyjë brenda le të hyjë thamë sepse nuk deshëm që të mbetej brenda studentëve protesta dhe të mos dukej e manipuluar.”, u shpreh pedagogia e fakultetit të Drejtësisë.
Ndërkohë pedagogu Romeo Hanxhari u shpreh se universiteti është i studentëve dhe ne duhet të bindemi.
“Universiteti është i studentëve dhe është i tyre, ne duhet te bindemi”, shtoi profesori Hanxhari.
Shpërndajeni tani..!
No comments:
Post a Comment