Ajo dukej e pakonceptueshme, mbi të gjitha, banorët e ishullit Sentinelese kishin mbijetuar.
Kjo është fotoja që i tregoi botës së ishulli Sentinelese, mbijetoi nga cunami në vitin 2004.
Megjithatë, kur një helikopter fluturoi mbi këtë ishull, njëri nga banorët e Sentinelese nxituan jashtë për në plazh, duke drejtuar shigjetat e tyre drejt pilotit. Ata duan të ia bënin të qartë se nuk e duan aty. Nga dhjetëra miliona njerëz që u prekën nga cunami, Sentinelese ishte e vetmja që nuk kishte nevojë për ndihmën e askujt.
Nuk besoj se ka njerëz të tjerë në Tokë, që janë kaq te izoluar siç është populli i Santinelese.
Populli i tyre thuhet se kanë ardhur nga Afrika, por besohet se kanë jetuar më shumë se 60 mijë vjet në ishujt Andaman të Indisë. Fakti që gjuha e tyre është ndryshe nga ishujt tjerë Andaman, tregon se ata kanë pasur pak kontakte me njerëz për mijëra vjet.
Gjithashtu, ata jetojnë ashtu siç kanë jetuar para 60 mijë viteve. E për ta përshkruar me një fjalë, i përkasin “Epokës së Gurit”. Jetesën e tyre ata e bëjnë më mjete dhe armë nga metali, të cilat ata i morën nga anijet e mbytura në shkëmbinjtë nënujorë të ishullit.
Ashtu siç ekzistojnë edhe fise të tjera në izolim dhe me një reputacion të frikshëm, Santinelese shpesh përshkruhet si vend i egër. Armiqësia e tyre për të ardhurit (te huajt), megjithatë, është e kuptueshme, sepse bota e jashtme u ka sjell pak atyre.
Në vitin 1879 dy persona i vranë në këtë ishull, dhe u morën disa fëmijë, por më pastaj ata u liruan dhe u dërguan në shtëpitë e tyre. Por, gjenerali i qytetit kryesorë të ishujve Andaman, Port Blair, edhe pse ishte përgjegjës për vrasjet e dy personave, ai nuk shprehu keqardhje, por thjeshtë tha se populli i ishullit Sentinelese, kanë shprehje të çuditshme të fytyrave, dhe kanë një sjellje jo të mirë.
Presione te shumta nga organizata të ndryshme, kanë çuar qeverinë indiane të ndryshojë politikën e saj ndaj ishullit Sentinelese, duke pranuar se ata kanë të drejtë të vendosin për vetën e tyre dhe mënyrën e jetesës
No comments:
Post a Comment