Historia e shqiptarëve nëpër botë është e mbushur jo vetëm me vuajtje por edhe me frymëzim dhe inspirim.
E tillë është historia e Petrit Halilaj, shqiptari që ka arritur të renditet mes artistëve më me ndikim në botë për këtë vit.
Petrit Halilaj ka arritur të jetë pjesë e listës “My Art Guides", bashkë me emra si artisti anglez Bansky.
Fotografi Andrew Testa, i cili ka punuar për New York Times disa vite në Kosovë,shkruan për Halilaj në një foto ku ai shfaqet si refugjat:
Është viti 1999. Djaloshi me xhaketë të gjelbër është Petrit Halilaj. Ai po largohet nga fshati i tij pas brutalitetit të ushtarëve serbë, të cilët kanë shkatërruar shtëpinë e familjarëve të tij. Tashmë, në vitin 2018, djaloshi ynë është rritur dhe bashkë me artistët e njohur si David Hockney dhe Bansky, është përfshirë në mesin e 45 artistëve më me ndikim në botë që kanë lënë gjurmë këtë vit.”
Ekspozita me veprat e Halilit, e titulluar “Shkreptima” do të qëndrojë e hapur në Torino, Itali, deri me 3 shkurt 2019.
Kujtojmë po ashtu që vitin e shkuar,Petrit Halilaj mori vlerësimin “Mirënjohje Speciale” nga Bienalja e Venecias.
No comments:
Post a Comment