Një 17-vjeçare ka humbur jetën dhe një djalë ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri, sonte në Laprakë, Tiranë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 18:17, në Laprakë.
Një vajzë 17-vjeçare e identifikuar si Briselda Gjikola, është qëlluar me plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa një djalë 23 vjeç, Erjon Bengo është plagosur me plumb në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë në një makinë në kohën kur ndodhi ngjarja.
Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
No comments:
Post a Comment