Meta del sërish kudër Ramës.
Presidenti i Republikës ka vendosur të ktheje për rishqyrtim buxhetin 2019 të miratuar nga mazhoranca.
“Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur ‘Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 ‘Për buxhetin e vitit 2019’, me qëllim rishqyrtimin e tij”,thuhet në njoftimin e Presidencës.
Më tej sqarohet se: “Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”.
No comments:
Post a Comment