Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje para veteranëve të luftës në një takim, se shpejtë Kosova do të përballet, me Gjykatën Speciale. Ai ka kërkuar lojalitet dhe durim nga veteranët e UÇK’së, gjatë kësaj përballje.
Dita e Veteranëve u shënua sot me 30 dhjetor, në Prishtinë, shumë pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishin mbledhur në një organizim për të shënuar këtë ditë, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai ka kërkuar që veteranët, të mos ndejnë kërcënim nga Gjykata Speciale. Ai ka pranuar se të gjithë çlirimtarët në një mënyrë do të përballen me këtë proces. Por kërkoi, diciplinë, lojalitet dhe besim nga veteranët për çdo rast që vjen nga kjo përballje.
“Mos lejoni që të çnderohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Nëse e thërrasin dikë në këtë sallë, mos ikni, mos u frikësoni sepse nuk jeni, dhe nuk do të jeni vetun. Andaj edhe prej prej jush të mos na e ktheni shpinën, por të rrini me ne, në këtë përballje”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.
Ai ka uruar të pranishmit, për ushtrinë dhe për ditën e veteranëve, kontribuesit e çlirimit të Kosovës. Përpos Kryeministrit Haradinaj, i pranishëm ishte edhe akademiku Nexhat Dacin, Ndërsa, munguan pjestarë të tjerë nga institucionet e Kosovës.
/Orba/
No comments:
Post a Comment