S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, December 20, 2018

Shqiptari përballet me ish-kundërshtarin e Joshuas

Boksieri shqiptar Senad Gashi të shtunën do të përballet me boksierin nga Kameruni, Carlos Takam.


Sky Sports raporton se Takam kthehet për herë të parë në ring që nga nokauti që kishte pësuar ndaj Derek Chisoras në muajin korrik, transmeton Koha.net/ dhe në Shtypnews.al së fundnmi.

Gashi – Takam do të zhvillohet në “O2” të Londrës.
Kujtojmë se Takam ishte përballur me kampionin e botës, Anthony Joshuan më 28 tetor 2017 për titull të botës.
Boksieri Gashi, 28 vjeçar, ka shënuar deri më tani 17 fitore e një humbje, me të gjitha fitoret të shënuara me nokaut. Me 16 prej tyre të përfunduara në dy rundet e para.
Shtypnews.al

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...