S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, December 21, 2018

Tradhtia e madhe, Edi Rama rikthen ne Parlament ligjin e plehrave? Zbulohet plani qe do e ktheje Shqiperine ne ‘kosh mbeturinash’

Edi Rama nis konsultimet në fshehtësi për të miratuar ligjin që e kthen Shqipërinë në kosh plehrash, vendos ‘qershinë’ mbi ‘tortën’ e aferave dhe skandaleve qeveritare, shqiptarët të rrethojnë Kryeministrinë sa nuk është vonë
Edi Rama po përgatitet të dorëzojë Shqipërinë në duart e ma.fies së plehrave. Si mos të mjaftonte vj.edhja e 1 miliard eurove brenda vitit, skandali me Unazën e Re, ku po vidhen paratë e shqiptarëve me letra fallco dhe po transferohen në parajsa fiskale, si mos të mjaftonin koncesionet ma.fioze, kan.abizimi i vendit, tra.fiku i dro.gërave të forta, kthimi i Shqipërisë në vendin me qeverinë më të korruptuar në Evropë dhe seria e pafundme e skandaleve qeveritare, Edi Rama po përgatit një tradhti të madhe ndaj kombit dhe shqiptarëve. Teksa vëmendja është fokusuar tek protesta e studentëve, tek afera me Unazën e Re dhe skandali i doktoraturave të ministrave, Edi Rama ka nisur lëvizjet në fshehtësi për të rikthyer ligjin e plehrave.
Pasi përçau protestën e studentëve me anë të Lulit, Monikës dhe përdorimit të anëtarëve të FRESH të maskuar si studentë, Rama mendon se tani ka ardhur koha të vendosë në jetë projektin e tij të kahershëm ma.fioz për ta kthyer Shqipërinë në një kosh plehrash dhe në një vend përfundimisht të pajetueshëm.
Prej disa ditësh, ka nisur konsultimi i një raporti i përgatitur nga ushtarët e Ramës, pas të cilit fshihet rikthimi për votimin e ligjit të plehrave, të cilin Rama e tërhoqi dy herë pas reagimit të fortë popullor. Në bazë të këtij raporti, në fillim të vitit 2019, Edi Rama pritet të çojë në Parlament edhe një herë ligjin për importimin e plehrave në Shqipëri.
E gjithë kjo lëvizje është e financuar nga ma.fia e plehrave. Gjatë kësaj kohe, në Shqipëri ka nisur ndërtimi i disa fabrikave për përpunimin e plehrave. Këto fabrika janë ngritur në koordinim dhe pas premtimit të qeverisë se do t’u sigurojë plehra nga të gjitha vendet e mundshme. Pas tyre fshihen njerëz të veshur me pushtet. Me fabrikat e përpunimit të plehrave janë të lidhur të dy palët, si njerëzit e Ramës, ashtu edhe njerëzit e Lulzim Bashës. Ky i fundit bëri një fushatë denoncuese kundër këtyre fabrikave të ngritura me paratë që qeveria u ka marrë shqiptarëve, por më pas e mbylli gojën, pasi u bë pjesë e pazarit të madh. Prej disa muajsh Basha nuk flet më për këtë çështje.
Vetë Edi Rama, disa muaj më parë, ka paralajmëruar rikthimin e ligjit të plehrave. Sipas tij, ligji ishte keqkuptuar, pasi plehrat ishin pozitive. Rama tha se ligji do të kthehet në një moment të dytë. Rama paralajmëroi se qeveria do të ndërmerrte një fushatë informuese, pasi ligji i plehrave ishte keqkuptuar, edhe për shkak të portaleve që nuk komandohen nga qeveria. Nëse shqiptarët nuk bashkohen pa dallim bindjesh partiake dhe të shporrin nga politika Ramën, Bashën, Metën, Berishën dhe Monikën, Shqipëria mund të kthehet në një vend përfundimisht i pajtueshëm. Ma.fia politike shqiptare nuk njeh asnjë kufi dhe skaj në veprimtarinë e saj keqbërëse./Pamfleti

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...