Portalet pranë opozitës po luajnë një lojë të rëndë me Fake News, duke i dhënë një dorë të mirë PD dhe LSI për shkatërrimin dhe rrëmbimin e protestës së studentëve dhe duke e kaluar atë në një protest partiake të opozitës.
Rasti më i freskët ishte ai i portalit të Çim Pekës, i cili sot ka nxjerrë dy lajme të rreme njëri pas tjetrit, duke disiformuar hapur per qellime te pastra politike.
Lajmi i dorëheqjes së Lindita Nikollës sot në orën 18:00 është lajmi i parë i rremë nga Çimi. Por, nuk u ndal me kaq.
Për të përçarë studentët dhe shërbyer partisë, ai bën lajmin e dytë të rremë, ku thotë se me demek, një audio konfirmonte se kryeministri Rama sot në orën 17:00, do të zhvillonte një tjetër takim në Akademinë e Arteve.
Gjithësesi, Ora 19:00 do të vijë dhe gjithçka do të dalë në dritë, ku Çimi do të dalë zbuluar siç e ka zakon.
Mesa duket opozita e ka kuptuar qe edhe kete radhe eshte prane deshtimit, ndaj sheh si shprese lajmet e rreme.
No comments:
Post a Comment