Studentët kanë zgjedhur një mënyrë origjinale se si të vijojnë protestën e tyre edhe në këto ditë që kanë marrë pushimet.
Ata i kanë dërguar kartolina Ramës me kërkesat e tyre dhe i kanë vendosur në te pema e zbukuruar për festa te Kryeministria.
Studentë dhe pedagogë janë bërë bashkë në përcjelljen e mesazheve për Ramën, ku me shkrim dore, nga një kërkesë për çdo kartolinë, i janë vënë pemës.
Në kartolina janë të shënuara të gjitha kërkesat e studentëve, për të cilat kanë protestuar gjatë gjithë muajit dhjetor. /Real-news.tv/
No comments:
Post a Comment