Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë një betim të madh sot në rrjetet sociale, pikërisht në momentin kur ai shkruan se edhe pak çaste na ndajnë nga vendimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Mirëmëngjes miq,- shkruan Haradinaj në Fb, - edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët.
No comments:
Post a Comment