S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, December 25, 2018

Ekzekutohet me 30 plumba vëllai i një bashkëpunëtori të drejtësisë

Vëllai i një bashkëpunëtori të drejtësisë italiane është ekzekutuar në një pritë, Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të Pesaros, në Marche. Mediat italiane shkruajnë se viktima është një 51-vjeçar me origjinë kalabreze.
Forcat e policisë dhe hetuesit gjetën të paktën 30 gëzhoja në vendin e ekzekutimit në rrugën “Bovio”
Dy vrasës të maskuar pritën 51-vjeçarin, ndërsa parkonte makinën në garazh, pastaj qëlluan me armë drejt tij. Viktima ishte vëllai i një bashkëpunëtori të drejtësisë.
Vrasësit, që vepruan me pistoleta automatike me kalibër 9, më pas ia mbathën në këmbë përgjatë rrugëve të ngushta të qendrës historike.
Viktima kishte banuar në qytet në të kaluarën dhe ishte kthyer me familjen e tij rreth tre vjet më parë. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse mes marrëdhënies familjare me të penduarin dhe vrasjen ka një lidhje.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...