Ndryshe nga dy ditët e fundit, sot studentët kanë qenë të gjithë të bashkuar.
Pas protestës para parlamentit, ata kanë vijuar protestën para kryeministrisë, duke formuar një grup të vetëm.
Ndërkohë studentët shprehen se do vazhdojnë të jenë të bashkuar, pavarësisht zërave për përçarje.
“Kjo nuk është përçarje, do jemi të gjithë bashkë. Vendimi u mor shumë spontanisht, nuk ka përçarje mes studenteve. Do kthehemi nga Kryeministria”, tha një nga studentët për gazetarët.
Shtypnews.al |
Kujtojmë që sot studentët me libra e Kushtetutë në duar, nisën marshimin nga sheshi Nënë Tereza.
No comments:
Post a Comment