Një video interesante është nxjerrë nga ‘Jeta osh Qef’, ajo tregon një marrëdhënie të mahnitshme nga njëri krah, por edhe një realitet të dhimbshëm në tjetrin.
Dashuria e njeriut për kafshën dhe anasjelltas është një marrëdhënie deri diku e pashpjegueshme.
Një ari, i vogël në moshë, ka për shok të ngushtë një djalosh. Kur djali hyn në kafazin ariut, gëzimi i këtij të fundit është i papërmbajtshëm.
Sigurisht që nga videoja duket qartë që fëmija e do këtë kafshë dhe luan me të megjithatë jo të gjithë janë të tillë.
Nuk është aspak e bukur të shohësh një kafshë, e cila mbahet në këto kushte dhe përdoret për të bërë foto apo për të kënaqur kalimtarët apo shfrytëzuesit e biznesit.
Lokali gjendet në rrugën nacionale Bulqizë – Dibër
Problemi është a duhet të vazhdojnë të mbajnë kafshë të tilla të egra për të kënaqur dëshirat e një pronari lokali dhe klientëve te tij ?
Në cilin vend një kafshë e egër është kukull për të bërë fotografi gjithkush ?
SHQIPERIA IME
SHQIPERIA IME
Për Shtypnews.al/- Xhesi
Ligji shqiptar për mbrojtjen e kafshëve
Kujtojmë që para dy viteve ligji shqiptare ka vendosur disa nene për mbrojtjen e kafshëve i pari i kësaj nisme ka qenë Tahiri, i cili në 4 nenet e propozuara nga ai parashikohet gjoba dhe burg për braktisjen, plagosjen, vrasjen apo edhe shfaqjet e detyruara të kafshëve.
No comments:
Post a Comment