S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, December 25, 2018

Shkon në 429 numri i viktimave nga cunami në Indonezi, në rrezik mbeten edhe të mbijetuarit

Është rritur në 429 numri i viktimave nga cunami që goditi ishujt e Javës dhe Sumatrës natën e së shtunës.
Punonjësit në ekipet e shpëtimit thonë se fëmijët e mbijetuar janë në gjendje të rëndë për shkak të temperaturës së lartë dhe mungesës së ujit. Ekspertët njoftojnë gjithashtu se situata mund të përkeqësohet nga vala e të nxehtit që pritet të godasë vendin.
Rizal Alimin, mjek nga vendi i ngjarjes ka deklaruar:
Shumë fëmijë janë të sëmurë me ethe, dhimbje koke ndërsa ka mungesa edhe të ujit të pishëm. Ne kemi më pak medikamente se zakonisht … Ky vend nuk është i shëndetshëm për personat e shpëtuar."
Cunami i fuqishëm goditi natën dhe pa paralajmërim ndërsa dallga kaloi mbi plazhet popullore në Sumatra-n jugore dhe në pjesën perëndimore të ishullit Java dhe duke përmbytur hotelet turistike dhe vendbanimet bregdetare.








Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për 154 persona që ende rezultojnë si të humbur në zonën e goditur nga cunami vdekjeprurës. Gjithsesi, thuhet se disa zyrtarë kanë pranuar privatisht për mediat se shanset për të gjetur të mbijetuar mes tyre janë të ulëta. JOQ  
Ja dhe nje Video  te rregjistruar sot nga e shqiptare atje per stafin ton JOQ Po ashtu dhe nje  ( foto )
 
Ja dhe një video tjetër e ditës së sotme falemderojm shqiptrin për video dhe foto e fundit që jan Eskluzive për ne këtu në /Jota Osh Qef


No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...