Elbasani është kthyer në qytetin e ngjarjeve të rënda për këtë fund vit. Pas tentativës për rrëmbimin e një biznesmeni dhe ekzekutimit të trefishtë, një tjetër ngjarje ka ndodhur ditën e sotme.
Bëhet fjalkë për një banesë që është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit në lagjën “5 Maji”.
Sipas raportimeve paraprake flakët janë neutralizuar nga forcat zjarrfikëse. Ndërkohë raportohet vetëm për dëme materiale dhe nuk ka të lënduar në njerëz.
Bëhet e ditur se nuk ka pasur njerëz në banesë, pasi familjarët kanë qenë në punë, ndërsa djali i vogel i familjes ka qene duke luajtur në lagje.
Pasi ka vënë re tymin, djali ka shkuar në banesë dhe ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të cilët kanë lajmëruar zjarrfikësen. Dyshohet se zjarri ka ardhur nga lënia ndezur e elektroshtepiakeve.
No comments:
Post a Comment