Dëshmi me interes historik dalin dita-ditës në dritë nga dokumenta apo referenca të hershme rreth Arvanitëve dhe gjuhës së tyre në Greqi!
Në revistën greke me titull: “Rrëzët e grekëve” ka një referencë të një kronologu grek, i cili shkruante në vitin 1836 për Arvanitët –Arbëreshët e Greqisë duke sjell në dritë të dhëna shumë interesante dhe me vlerë historike.
Të dhënat vijnë nga vepra e Dhimitriu Bizantiu shkruar në vitin 1836, pak vite pas çlirimit të Greqisë. Ja se ç’shkruan ai konkretisht: “Vizitorët vinin re me habi se banorët e fshatrave përreth Atikës, por deri dhe brenda saj, në qendër të kryeqytetit të shtetit të sapoformuar, flisnin një gjuhë që Arvanitët e moshuar e quanin: “Arbërisht”, ku ishte e njohur gjerësisht si Arvanitëshe”.
Në vijim artikullshkruesi mundohet të krahasoj dallimet midis fshatrave grekë dhe atyre arvanitas/arbëresh, ku sipas tyre nuk ekzistonte asnjë dallim: rastësi?
Madje deri në shekullin e 20-të gjuha që mbizotëronte në kotë fshatra dhe brenda në Athinë ishte arbërishtja.
Ndërkohë sillet dhe studimi i një historiani me emrin Tasos Karantis në një studimin e tij për arvanitët e Salaminës, me krenari banorët e saj thoshin se: “Eimai arbanitis kai milao arbanitika –greqisht, shqip: “Jam arvanit dhe flas arvanitika”. Këta vendas thoshin se “gjuha jonë është gjuha e tatërve/etërve tanë”, pasi kjo gjuhë është e pasur me ndjenjë në shprehje, duke u quajtur me një mënyrë edhe më poetike; Gjuha e zogjve!!
No comments:
Post a Comment