S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, December 25, 2018

Nuk ndalet rënia e euros, zbret në 122.7 lekë

Euro po pëson rënie të reja çdo ditë, duke krijuar shqetësim tek të gjithë ata që kanë të ardhura në këtë monedhë ose kryejnë transaksione me të, si eksportuesit. Monedha europiane po shkëmbehet me 122.7 lekë, niveli më i ulët që prej gushtit 2008.
Rënia e euros po shkaktohet nga shtimi i sasisë së saj në qarkullim, cka ka rritur ofertën përballë një kërkese që mbetet e dobët nga importuesit dhe tregtarët.
Banka e Shqipërisë gjykon se dobësimi i monedhës europiane është sezonal, teksa apelon agjentët ekonomikë që të marrin masa për të amortizuar efektet negative. Një ditë më parë, guvernatori Gent Sejko deklaroi se situata po monitorohet dhe nuk përjashtohet një ndërhyrje e Bankës Qendrore nëse trendi rënës vijon.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...