Një tjetër skandal tek Unaza e Madhe. Përpos tenderit fallco që shpërndau 40 milione Euro ne tre duar pa garë, përpos mashtrimeve se projekti u dhurua nga privatët, përpos dokumentave të fallcifikuara në Amerikë nga njëra prej kompanive fituese, sot opozita ka zbuluar një tjetër fallcifikim. Ajo ka dëshmuar me fakte ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës për ti hapur tokë ndërtimi atij që PD e emërton si ish-trafikanti Edmond Bego, i cili ka një miqësi të vërtetuar me Taulant Ballën.
Partia Demokratike denoncoi se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar në 2017-n planin urbanistik të Tiranës, për të favorizuar projektin lluksoz 60-milionë eurosh, sipas tyre, të trafikantit të dënuar, Edmond Bego. (dokumentat më poshtë)
Jorida Tabaku e Gazment Bardhi publikuan dokumentet për të vërtetuar denoncimet e projektit të Unazës së Madhe.
Tabaku deklaroi se Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial luksoz tek zona e Unazës së Madhe, konkretisht në zonën e njohur si ish-Serat, të privatizuar nga Bego 2 vite më parë me firmën e Arben Ahmetajt.
“Për llogari të këtij projekti të trafikantit të drogës, Edi Rama dhe Erion Veliaj:kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e lumit Lanë duke bërë që të dëbohen nga shtëpitë të paktën 200 familjeve” – tha Tabaku duke nxjerrë para publikut haratat se si ka qenë plani dhe si është ndryshuar në favor të ndërtimit gjigand të Edmond Begos.
Sipas Gazment Bardhi, kjo tokë përfshin 30 mijë metra katror dhe investimi fillestar do të shkojë 60 milionë euro.
“Kompleksi rezidencial, është paraqitur prej Edmond Begos në Bashkinë e Tiranës, ku kanë nisur procedurat e pajisjes së tij me leje ndërtimi.” – u shpreh Bardhi.
Si ishte:
Si u ndryshua:
Po kush është Edmond Bego?
Ish-trafikant i dënuar, tashmë i kthyer në biznesmen ndërtues në Tiranë, Bego ka pasur një dënim me 21 vjet burg në Itali për trafik droge, nga i cili vuajti vetëm 1 vit e 11 muaj për hir të konvertimit nga gjykatat shqiptare.
Bego u ndalua nga policia greke që ende mbante në sistem dënimin në Itali. Gjykata greke nuk mori parasysh vendimin e gjykatave shqiptare dhe e la në burg Begon, deri kur mbërriti një përgjigje nga Interpol Roma, që njoftoi se Edmond Bego nuk ishte në kërkim nga Italia.
(Edmond Bego)
Arrestimi i biznesmenit, që ka qenë pjesë e bandës së Lushnjës provokoi reagime të forta në politikën e Tiranës, pasi rezultoi se Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së kishte një miqësi të ngushtë me njeriun e Aldo Bares.
LAPSI.AL
Dokumentat:
Shtypnews.al
No comments:
Post a Comment