Ai ka folur me shifra rreth personave që janë vra*ë në periudhën e luftës.“Nuk dua të mohojmë të kaluarat, botërisht dihet viktima, dihet agresori. Nuk ka dhe nuk do të ndodhë rishkrimi i historisë, lufta ka ndodhur në shekullin XX, andaj nuk duam të bëjmë drama e spektakle por të pranojmë realitetin.
Detyrohem të numëroje disa fakte para jush, i pëlqen dikujt apo jo, shteti i Serbisë në konfliktin e Kosovës ka v*arë 13.500 civile shqiptare, Formacionet e tyre ushtarake kanë dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare, për 13,500 civile asnjë i akuzuar, e lëre më i dënuar, për 20 mijë femra asnjë i akuzuar, e lëre me i dënuar. 40% e infrastrukturës e rrënuar, i akuzuar Milloshevic, por i padënuar. 400 masakra, por asnjë i dënuar.
Në Krushë 250 civile te vra*e, gra, pleq fëmije, 64 te pagjetur. Ndërsa ata që thirrën shumë në drejtësi, theksoj se luftëtarët e Kosovës kane kaluar disa prej tyre ne procedura te drejtësisë të OKB dhe UNMIK Paralelisht ne tribunalin e Hagës, EULEX-it tash e 20 vite. Kosova duke dashur të tregoje përgjegjësinë shtetërore, duke besuar në të vërtetën dhe drejtësi dhe partneritet me bashkësinë ndërkombëtare dhe BE, e ka themeluar vetë dhomat e specializuara dhe t’i përgjigjet autoritetet e tyre në një proces të përgjegjshme e kredibil.
Pavarësisht se jemi viktima, sot në Kosovë me tepër ka të dënuar shqiptar për krime në Serbi, ndërsa në Serbi nuk është dënuar asnjë serb për spastrimin etnik për masakrat e tyre. Atje nuk funksionon fare zyra për krime të luftës. Unë besoj në luftën e drejtë që kemi zhvilluaar, por nuk e konsistoi se ndonjë luftëtar ka devijuar nga fisnikëria”, ka përfunduar Thaçi.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë është thirrur nga Serbia dhe Rusia, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës./Gazeta Blic.
No comments:
Post a Comment