Judicial Watch -Dokumente të reja të Departamentit të Shtetit tregojnë se USAID ka punuar me Grupin Soros për të kanalizuar para në ‘Ushtrinë Mercenare’ të aktivistëve të së majtës ekstreme në Shqipëri
Zyrtarët e Ambasadës së SHBA në Shqipëri trajnohen të punojnë drejtpërdrejt me njerëzit e Sorosit duke kanalizuar paratë e Granteve në Operacionet e se Majtës që sulmojnë grupet tradicionale pro-amerikane, qeveritë dhe politikat në emër të 'Shoqërisë Civile'
Washington, DC - Judicial Watch publikoi 49 faqe të dokumenteve të reja të marra nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi financimin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për organizatat jofitimprurëse të krahut të majtë të George Soros në Shqipëri. Dokumentet trajtojnë kryesisht aktivitetet e bashkëpunëtoreve të lartë te Soros në Shqipëri, Andi Dobrushi, drejtor i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur-Shqipëri, i cili është angazhuar në mënyrë aktive në kanalizimin e financimit të asaj që kryeministri hungarez Viktor Orban e quan ‘ushtrinë mercenare’ të Sorosit. Dokumentet tregojnë paratë e granteve të SHBA që rrjedhin përmes organizatave joqeveritare (OJQ) që pretendojnë të promovojnë ‘shoqërinë civile’, ndërsa në fakt sulmojnë grupet, qeveritë dhe politikat tradicionale proamerikane.
Judicial Watch ngriti një padi më 26 maj 2017 bazuar ne Ligjin mbi Lirinë e Informacionit (FOIA) kundër Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe USAID-it, pasi ata nuk kthyen përgjigje ndaj kerkeses së 31 mars 2017, bazuar ne Ligjin e FOIA-s (Judicial Watch kundër Departamentit Amerikan të Shtetit dhe SHBA Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar (Nr. 1: 17-cv-01012)).
Të dhënat tregojnë se Dobrushi një bashkëpunëtor operativ i Soros, ishte personi i parë në listën e të ftuarve nga ambasadori i atëhershëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, për të marrë pjesë në një ‘organizimin rreth zgjedhjeve ‘ të mbajtur në Ambasadën e SHBA më 27 prill 2015. Ngjarja kishte për qëllim ‘të ndihmonte nisjen e asistencës amerikane për zgjedhjet lokale të qershorit ‘, që po mbaheshin në Tiranë, Shqipëri. Siç ka raportuar më parë Judicial Watch në një njoftim për shtyp në 4 prill 2018, Ambasadori Lu ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri, të cilën ai e ndihmoi duke mohuar vizat e SHBA-ve për juristët konservatorë nga parti konservatore në Shqipëri. Lu është emëruar nga administrata Trump për t'u bërë ambasador i SHBA në Kirgistan.
Përveç kësaj, një e-mail nga Ilva Cuko, një specialiste programi në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë, fton disa njerëz, duke përfshirë Dobrushin, në një ‘Takim të Rishikimit të Granteve të Donatorëve’ në Ambasadën Amerikane, në të cilën pjesëmarrësit do të shqyrtojnë aplikacionet për grante të paraqitura nga OJQ-të që kërkojnë para nga granti i tatimpaguesve të SHBA nga Departamenti i Shtetit. Cuko thotë se ‘do të donte të ftonte në një diskutim mbi këto propozime. Të dhënat dhe komentet tuaja të vlefshme do të përdoren nga Komisioni i Demokracisë i Ambasadës së SHBA, i cili ka autoritetin përfundimtar në dhënien e granteve.’
‘Cuko më 28 gusht 2015, gjithashtu ftoi Dobrushin të merrte pjesë në një tjetër program të Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë të Ambasadës së SHBA-ve, ‘Shqyrtimi Teknik i Propozimit të Grantit’ më 3 shtator në Ambasadën e SHBA-ve. Në këtë takim, Cuko tha se ata do të përqendrohen në aplikimet që kanë të bëjnë me ‘antikorrupsionin’.
Ironikisht, nën udhëheqjen e mikut të ngushtë të Sorosit, kryeministri socialist Edi Rama, i cili mori pushtetin në vitin 2013, korrupsioni në Shqipëri fluturoi ne qiell, me trafikun e kanabisit ne vend duke rritur ate 300 për qind midis viteve 2016 dhe 2017.
No comments:
Post a Comment