Deputetët që vodhën doktoraturat enden të lirë dhe marrin vendime në emër të shqiptarëve, prokuroria tradhton Kushtetutën, shqiptarët dhe detyrën
Dorëzohet Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku përballë një rasti flagrant, ku anëtarë të Parlamentit Shqiptarë kanë vjedhur punimet shkencore të të tjerëve.
Është vertetuar publikisht se Monika Kryemadhi, Taulant Balla, Ogerta Manastirliu dhe Blerina Gjylameti kanë vjedhur doktoraturat e tyre.
Sipas Kodit Penal, ky veprim përbën vepër penale dhe dënohet deri në dy vjet burg.
Për pasojë, Prokurorja e Përgjithshme duhet t’i merrte menjëherë të pandehur deputetët në fjalë.
Por, deputetët hajdutë vazhdojnë të enden të lirë dhe marrin vendim në emër të shqiptarëve, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Heshtja dhe mosveprimi i Prokurorisë përballë këtij rasti flagrant tregon edhe një herë se Prokuroria shqiptare nuk mbron interesat e shqiptarëve, nuk zbaton Kushtetutën dhe Kodin Penal, por është thjeshtë një vegël në duart e partive politike.
Vjedhja e doktoraturave ishte një provë për prokurorinë nëse mund të dilte mbi interesat politike, të zbatonte detyrën dhe Kushtetutën.
Për rastin në fjalë, si qeveria ashtu edhe opozita janë të interesuara që të mbyllet.
No comments:
Post a Comment