S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, December 30, 2018

Tradita e bakllavasë, të presësh Vitin e Ri me ëmbëlsi


E ëmbël dhe shije plotë, me sherbet e arra , bakllavaja pa dyshim është lezeti i tryezës shqiptare të Vitit të Ri.
Një traditë e trashëguar brez pas brezi nga nënat e gjyshet shqiptare, kjo ëmbëlsirë vijon të mbetet edhe sot më e preferuara e shqiptarëve dhe sigurisht nuk mungon në asnjë tryezë kur bëhet fjala për darkën e shumëpritur të ndërrimit të viteve.
Deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë bakllavaja u konsiderua si një gatim për njerëzit e pasur, ndaj edhe konsumohej në ceremoni të veçanta.
Ishin Otomanët ata që e sollën bakllavanë në trojet e Ballkanit. Kjo ëmbëlsirë ishte një ndër gatimet më të preferuara në Pallatin e Sulltanit.
Në ditët e sotme, Bakllavaja është shndërruar në një traditë mesdhetare, përgatitja e së cilës kulmon në festat e fundvitit, ku padyshim pjesë e kësaj tradite është edhe Shqipëria.
Përgatitja e Bakllavasë në Shtëpi  
Përbërësit
1 kg miell
4 të verdha vezësh
1 vezë e plotë
Një gotë ujë vaj ulliri
2 filxhanë çaj gjalpë i tretur
1.5 kg arra,
3 gota uji me sheqer për shurupin
2 filxhanë çaji niseshte
Përgatitja
Sitim miellin në një tepsi.
Hapim një gropë në mes. Hedhim pak kripë, të verdhat e vezëve dhe ujin.
Nisim të punojmë brumin me dorë derisa të bëhet një masë kompakte dhe homogjene.
E ndajmë në kuleçë të vegjël dhe e lëmë të pushojë përreth një orë.
Më pas, nisim të hapim petat një e nga një duke përdorur niseshte në hapjen e shpejtë të tyre.
Petët mund t’i hapim një e nga një por edhe 2 ose 3 bashkë, duke hapur pak në fillim kuleçët e duke i vendosur një mbi një e më pas i hapim përmes petësit.
Pasi i hapim petët, i lëmë  që të thahen pak e më pas i shtrojmë në tepsi.
Pasi kemi shtruar gjysmat e petëve hedhim në mes arrat e qërrura e të thërrmuara dhe sipër vendosim sërisht gjysmat e tjerave të petave.
Në vijim, mbledhim anët e të dyjavë shtresave të petëve rreth e rrotull tepsisë.
Bëjmë prerjen tipike të bakllavasë në formën e rombave, sipër hedhim gjalpin e tretur në mënyrë të njëtrajtshme.
E fusim në furrën e parangrohur dhe e pjekim derisa bakllavaja të ketë marrë ngjyrë të kuqërremtë.
Më pas përgatisim, sherbetin, i cili duhet të hidhet i nxehtë ndërsa bakllavaja e ftohtë.
Për përgatitjen e sherbetit përdorim 3 gota me sheqer dhe një gotë ujë.

Jan dhe miqt ata që na inkurajojnë që të kemi me patjetër bakllavan në tryezë për festa, dhe për Vitin e Ri... Pastaj, kur miqt na përgjigjen në komente me fotot si këto më poshtë



është vërtet një kënaqësi që nuk pëshkruhet...! Pra, dhe një herë miq Ju Urojë Gëzuar  nga -/ M R/🙋
GËZUAR...!

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...